Gjenerata e katert e Sistemeve te Shfrytezimit

Gjenerata e katërt (1980-sot ) Personal Computers.

Gjenerata e katert daton nga viti 1980 deri sot.  Me zhvillimin e qarqeve me shkallë të lartë integrimi, çipet përmbanin mijëra transistorë në një centimetër katror. Duke qenë të lirë në çmim, minikompjuterat bënë të mundur që një departament në një kompani, në universitet, ose dhe një individ të kishte kompjuterin e tij personal.

Ceshtje Biznesi

Në vitin 1974, kur Intel doli me variantin 8080, kërkohej një sistem shfrytëzimi që ta testonte atë. Në këtë kohë u krijua floppy disk 8 inch. Në vitet 1980, IBM projektoi IBM PC dhe po kërkonte një soft që ta ekzekutonte atë. Punonjës të IBM kontaktuan me Bill Gates për liçensën që kishte për interpretuesin e Basic. Ata gjithashtu i kërkuan nëse njihte ndonjë sistem shfrytëzimi që të funksiononte në PC. Gates iu sugjeroi të kontaktonin me kompaninë Digital Reseach, në atë kohë dominuese në botë për sistemet e shfrytëzimit. Vendimi më i keq në historinë e bizneseve ishte kur Kidlall refuzoi të takonte personalisht përfaqësuesit e IBM, duke iu dërguar atyre një nëpunës të thjeshtë.

Çështja u përkeqesua kur avokati i Digital Research nuk pranoi të nënshkruante kontratën me IBM. Atëherë IBM u rikthye të Bill Gates dhe i kërkoi atij nëse mund t’iu siguronte ndonjë sistem shfrytëzimi. Gates dinte që Seatle Computer Products kishin një sistem shfrytëzimi të përshtatshëm për ta, DOS ( Disk Operating System). Ai ua bleu këtë për 50.000$. Gates i ofroi IBM paketën DOS/Basic. IBM kërkonte modifikime, atëherë Gates kërkoi personin që shkroi DOS të modifikonte atë, dhe e punësoi në kompaninë e sapokrijuar të tijën, Microsoft. Modifikimet u riemëruan si MS-DOS dhe shpejt u bë mbizotëruese në treg.

MS-Dos dhe Windows

MS-DOS u përdor më vonë në 80386, dhe në 80486. Megjithëse versionet e tij të para  ishin primitive, versionet e mëvonshme përmbanin shumë opsione shtesë të marra nga Unix. MSDOS dhe të tjerë sisteme shfrytëzimi të asaj kohe bazoheshin në komandat që përdoruesi shkruante nga tastiera. Kjo ndryshoi falë ndryshimeve të bëra nga Doug Engelbart i cili krijoi të ashtuquajturën GIU ( Graphical User Interface ), e cila përdor dritaret, ikonat, menytë dhe mousin.

Steve Jobs, njëri nga krijuesit e kompjuterit Apple, pa një GUI dhe vendosi të ndërtonte një Apple me GUI. Ky projekt u quajt Lisa, por duke qenë shumë e shtrenjtë dështoi në treg. Përpjekja dytë e Jobs ishte Apple Macintoch, cili ishte vërtet një sukses, jo vetëm se ishte i lirë, por dhe sepse ishte user friendly, që do thotë se ishte krijuar për personat që nuk ia kishin idenë rreth kompjuterëve.

Kur Microsoft vendosi të ndërtonte pasuesin e MS-DOS, u influencua nga suksesi i Machintosh. Ndërtoi një GUI që e quajti Windows, i cili bazën e kishte në MS-DOS. Gjatë viteve 1985-1993 Windows ishte thjesht një ndërfaqe grafike e MS-DOS. Në vitin 1995 nisi versioni i pavarur i Windows 1995, i cili më pas u ndoq nga Windows 98. Të dy këto versione të Windows përmbanin sasi të mëdha kodesh në assembler Intel 16 bit.

Gjenerata e katert e sistemeve përmban edhe  Windows NT (shkurtim i New Technology), i cili është kompatibël me Windows 95 në një farë niveli, por është një sistem i plotë 32 bit. Microsoft priti se versioni i parë i NT do largonte MS-DOS dhe të gjithë versionet e mëparshme të Windows përderisa ishte superior, por nuk ndodhi kështu. Versioni 5 i Windows NT u riemërua Windows 2000. Qëllimi ishte që versioni 5 i Windows NT të ishte pasues i Windows 98, por nuk ndodhi kështu, për këtë Microsoft prezantoi versionin e ri të Windows 98 të quajtur Windows Me ( shkurtim i Millennium). Pas këtij, versioni i fundit i suksesshëm është Windows XP ( shkurtim i Experience) me dy edicionet, Professional dhe Home Edition.

Sistemi Linux.

Gjenerata e katert perfaqesohet dhe nga sistemi Unix, dhe degëzimet e tij. Unix është i favorshëm në Workstation dhe në serverët e rrjeteve. Në kompjuterë me bazë Pentium, sistemi Linux është bërë një alternativë kundrejt Windows.

Logo e Linux. https://en.wikipedia.org/wiki/Linux

Pavarësisht faktit që shumë përdorues të Unix, sidomos ata me shumë eksperiencë preferojnë një ndërfaqe të bazuar në komanda, thuajse të gjithë sistemet e Unix mbështesin një sistem të ndërtuar mbi dritare dhe që quhet X Windows. Ky sistem përmban menaxhimin e dritareve, krijimi i userave. Një ndërfaqe GUI e quajtur Motif lejon që Unix të ngjasojë me Macintoch ose me Microsoft Windows.

Sistemet e shfrytezimit per Network

Një zhvillim i rrjeteve gjatë viteve 1980 çuan në evolumin e network operating systems dhe distributed operating systems. Në një sistem shfrytëzimi të tillë përdoruesit janë në dijeni të shumë kompjuterëve dhe që mund të log-ojnë në një makinë në rrjet, mund të kopjojnë skedarë nga një makinë në një tjetër. Secila makinë ekzekuton sistemin lokal të shfrytëzimit dhe ka përdoruesit e vet.

Network operating systems në thelb nuk janë të ndryshëm nga sistemet një-proçesorësh. Duket natyrisht që këto sisteme kanë nevojë për network interface controller dhe softe që e komandojnë atë.
Një distributed operating system ngjason për përdoruesit si një sistem tradicional, edhe pse është i përbërë nga shumë proçesorë. Përdoruesit nuk duhet të jenë në dijeni se ku do ekzekutohen programet e tyre ose se ku janë të vendosur skedarët e tyre. Me të gjitha këto merret në mënyrë efiçiente sistemi i shfrytëzimit.

Distributed operating systems të mirëfilltë kërkojnë më tepër se shtesë kodi të një sistemi një-proçesor, sepse sistemet e shpërndarë dhe ato të përqendruar ndryshojnë në shumë aspekte kritike. Psh sistemet e shpërndarë (distributed systems ) lejojnë që aplikacionet të ekzekutohen në disa proçesorë në të njëjtën kohë. Për këtë kërkojnë algoritme më komplekse skedulimi, në mënyrë që të përmirësojnë paralelizmin.