Containers janë si një Linux i ri

Containers po bëhen një komponent integral i zhvillimit të sistemit të shfrytëzimit Linux. Kohët e fundit, containers janë bërë mjaft të njohur dhe të sofistikuar. Nga ana tjetër, Linux është një sistem shfrytëzimi i cili ka bërë revolucion në qendrat e të dhënave gjatë dy dekadave të fundit.

Sot Linux është një lider i padiskutueshëm në platformat e hostimit të aplikacioneve. Disa vite më parë ndodhi një ndryshim rrënjësor i ngjashëm në paketim, deploy dhe hostim të aplikacioneve, kur containers në Linux u bënë mjaft të njohur. Pas kësaj, containers u përshtatën menjëherë në industri.Ashtu sic nuk mund të imagjinojmë vendosjen e aplikacioneve kritike në në sistem tjetër shfrytëzimi përvec Linux, është e njëjta situatë për containers: cdo aplikacion duhet të jetë ne format container, në mënyrë që në të ardhmen të jetë i përshkallzueshëm në platforma Web, pra të parashikohen siguria, pëshkallëzimi dhe portabiliteti. Containers janë dhe do të jenë si një Linux i ri për aplikacionet kritike.

Trendi i ri : Container

Sondazhet e realizuara në vitin 2018, nga Datadog, tregojnë se Docker janë një trend, ku 25% e kompanive kanë përshtatur aplikacionet e tyre me Docker, dhe pjesa tjetër e kompanive tentojnë të përshtaten shumë shpejt. Të dhënat e studimit janë të detajuara këtu.

Menaxhimi i containers

Menaxhimi i platformave apo i infrastrukturave me mijëra containers është thjeshtuar falë suportit nga Kubernetes, OpenShift, Apache Mesos, dhe Docker Swarm. Një inxhinier i vetëm mund të menaxhojë aplikacione të vendosura në sisteme heterogjene, me ndihmën e Kubernetes, e cila ka komunitetin më të mirë për suport.

Containers dhe Microservice

Kubernetes ofron gjithashtu mundësinë e vendosjes dhe e integrimit të container me microservice, duke u bërë një nga platformat më të njohura për hostim dhe për ekzekutimin e microserviceve brenda containers.

Të gjitha microservices fillimisht identifikohen dhe konvertohen në një container Docker, dhe më pas vendosen në një platformë Kubernetes për deploy. Kjo platformë përshpejton pjesën e shpërndarjes (deployment) së të microservice si dhe thjeshton menaxhimin e microservice përgjatë gjithë ciklit të jetës së tij.

Microservice-t e bazuar në container kanë avantazhin se thjeshtojnë përshkallëzimin e aplikacionit, si dhe përshpejtojnë në shërbimet e ofruara.

Përshtatja edhe në rastet më të pamundura

Po ndodhin gjëra të pamundura në përshtatjen e container: aplikacione që mendoheshin si të pamundura të ekzekutohen në container, tani janë të vendosura në platforma në container.

  • Baza e të dhënavePara disa vitesh, sistemet e bazave të të dhënave mendoheshin si dicka që nuk i përkasin teknologjisë së container. Sot ne kemi NuoDB e cila është një platformë container-native dhe cloud-native, e projektuar për të projektuar dhe për të zhvilluar baza të dhënash në containers.
    Oracle 12c është tashmë një sistem i konfiguruar paraprakisht si një imazh Docker, në Docker store.
    Shtresa e bazës së të dhënave e vendosur në një container e thjeshton përshkallëzimin e aplikacionit në WebScale, sepse eliminohet kufizimi i përshkallëzimit të bazës së të dhënave, në një server fizik, aplikacioni do të ekzekutohet në një container dhe do të përshkallëzohet lehtësisht në instanca të tjera, kur të vijë momenti.
  • Platforma e Big Data në containerNë botën e Big Data, versioni më i ri i platformës HortonWorks’s HDP 3.0 po përdor container Docker për tu ekzekutuar komponentët e tij: YARN container, aplikacionet Web si dhe shërbimet HDP. Hadoop cluster ka qënë një cluster i vetë-menaxhueshëm, me një suport të plotë. Pas një debati nëse platformat e Big Data do mund të ekzekutohen në containers, dhe të menaxhohen nga një cluster brenda containeri, mund të presim versionin e ri të shërbimeve në container dhe të mos na cudisë fakti se në të ardhmen mund të kemi një Hadoop cluster i cili ekzekutohet brenda një platforme Kubernetes.
Clouds dhe Containers

Me rritjen e popullaritetit të containers, shume platforma në cloud si AWS, Azure, GCE, Oracle, OpenStack, etj ofrojnë suport për container-native dhe per shërbimet e Kubernetes. Sot kemi një tregues që cdo cloud provider ka një platformë container-native të vetën si dhe një set shërbimesh për to. Më poshtë po listoj disa shembuj nga platformat container-native nga kompanitë në cloud:

  • AWS – KOPs
  • Google Cloud – GKE
  • Azure – Azure Kubernetes Services
  • RedHat OpenStack – RedHat OpenShift
  • Oracle Cloud – Oracle Kubernetes Engine

Këto përshtatje shfaqin qartë trendin që edhe organizatat që po zhvendosen drejt teknologjive cloud, containers janë ende zgjedhja optimale për të shpërndarë dhe për të ekzekutuar aplikacionet.

 

Exit mobile version