Containers po bëhen një komponent integral i zhvillimit të sistemit të shfrytëzimit Linux. Kohët e fundit, containers janë bërë mjaft të njohur dhe të sofistikuar. Nga ana tjetër, Linux është një sistem shfrytëzimi i cili ka bërë revolucion në qendrat e të dhënave gjatë dy dekadave të fundit.
Sot Linux është një lider i padiskutueshëm në platformat e hostimit të aplikacioneve. Disa vite më parë ndodhi një ndryshim rrënjësor i ngjashëm në paketim, deploy dhe hostim të aplikacioneve, kur containers në Linux u bënë mjaft të njohur. Pas kësaj, containers u përshtatën menjëherë në industri.Ashtu sic nuk mund të imagjinojmë vendosjen e aplikacioneve kritike në në sistem tjetër shfrytëzimi përvec Linux, është e njëjta situatë për containers: cdo aplikacion duhet të jetë ne format container, në mënyrë që në të ardhmen të jetë i përshkallzueshëm në platforma Web, pra të parashikohen siguria, pëshkallëzimi dhe portabiliteti. Containers janë dhe do të jenë si një Linux i ri për aplikacionet kritike.
Trendi i ri : Container
Sondazhet e realizuara në vitin 2018, nga Datadog, tregojnë se Docker janë një trend, ku 25% e kompanive kanë përshtatur aplikacionet e tyre me Docker, dhe pjesa tjetër e kompanive tentojnë të përshtaten shumë shpejt. Të dhënat e studimit janë të detajuara këtu.
Menaxhimi i containers
Menaxhimi i platformave apo i infrastrukturave me mijëra containers është thjeshtuar falë suportit nga Kubernetes, OpenShift, Apache Mesos, dhe Docker Swarm. Një inxhinier i vetëm mund të menaxhojë aplikacione të vendosura në sisteme heterogjene, me ndihmën e Kubernetes, e cila ka komunitetin më të mirë për suport.
Containers dhe Microservice
Kubernetes ofron gjithashtu mundësinë e vendosjes dhe e integrimit të container me microservice, duke u bërë një nga platformat më të njohura për hostim dhe për ekzekutimin e microserviceve brenda containers.
Të gjitha microservices fillimisht identifikohen dhe konvertohen në një container Docker, dhe më pas vendosen në një platformë Kubernetes për deploy. Kjo platformë përshpejton pjesën e shpërndarjes (deployment) së të microservice si dhe thjeshton menaxhimin e microservice përgjatë gjithë ciklit të jetës së tij.
Microservice-t e bazuar në container kanë avantazhin se thjeshtojnë përshkallëzimin e aplikacionit, si dhe përshpejtojnë në shërbimet e ofruara.
Përshtatja edhe në rastet më të pamundura
Po ndodhin gjëra të pamundura në përshtatjen e container: aplikacione që mendoheshin si të pamundura të ekzekutohen në container, tani janë të vendosura në platforma në container.
- Baza e të dhënavePara disa vitesh, sistemet e bazave të të dhënave mendoheshin si dicka që nuk i përkasin teknologjisë së container. Sot ne kemi NuoDB e cila është një platformë container-native dhe cloud-native, e projektuar për të projektuar dhe për të zhvilluar baza të dhënash në containers.
Oracle 12c është tashmë një sistem i konfiguruar paraprakisht si një imazh Docker, në Docker store.
Shtresa e bazës së të dhënave e vendosur në një container e thjeshton përshkallëzimin e aplikacionit në WebScale, sepse eliminohet kufizimi i përshkallëzimit të bazës së të dhënave, në një server fizik, aplikacioni do të ekzekutohet në një container dhe do të përshkallëzohet lehtësisht në instanca të tjera, kur të vijë momenti. - Platforma e Big Data në containerNë botën e Big Data, versioni më i ri i platformës HortonWorks’s HDP 3.0 po përdor container Docker për tu ekzekutuar komponentët e tij: YARN container, aplikacionet Web si dhe shërbimet HDP. Hadoop cluster ka qënë një cluster i vetë-menaxhueshëm, me një suport të plotë. Pas një debati nëse platformat e Big Data do mund të ekzekutohen në containers, dhe të menaxhohen nga një cluster brenda containeri, mund të presim versionin e ri të shërbimeve në container dhe të mos na cudisë fakti se në të ardhmen mund të kemi një Hadoop cluster i cili ekzekutohet brenda një platforme Kubernetes.
Clouds dhe Containers
Me rritjen e popullaritetit të containers, shume platforma në cloud si AWS, Azure, GCE, Oracle, OpenStack, etj ofrojnë suport për container-native dhe per shërbimet e Kubernetes. Sot kemi një tregues që cdo cloud provider ka një platformë container-native të vetën si dhe një set shërbimesh për to. Më poshtë po listoj disa shembuj nga platformat container-native nga kompanitë në cloud:
- AWS – KOPs
- Google Cloud – GKE
- Azure – Azure Kubernetes Services
- RedHat OpenStack – RedHat OpenShift
- Oracle Cloud – Oracle Kubernetes Engine
Këto përshtatje shfaqin qartë trendin që edhe organizatat që po zhvendosen drejt teknologjive cloud, containers janë ende zgjedhja optimale për të shpërndarë dhe për të ekzekutuar aplikacionet.