Shpesh është e vështirë të përcaktosh me pak fjalë dhe në mënyrë precize se çfarë është sistemi i shfrytezimit për një kompjuter. Arsyeja mund të jetë ngaqë sistemi i shfrytezimit ka dy role kryesore të cilat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
- Zgjerimi i makinës
- Menaxhimi i resurseve
Zgjerimi i makinës
Arkitektura e një kompjuteri përbëhet nga bashkësia e instruksioneve të makinës, organizimi i memories, I/O, struktura e buseve. Për tu menaxhuar në nivelin e makinës është vështirë për tu programuar.
Një programues më së shumti nuk preferon të arrijë të programojë në nivelin e një hard disku. Një programues kërkon diçka më të thjeshtë se kjo, një absragim në një nivel të lartë.
Në rastin e hardiskut mund të jetë një grumbull skedarësh të emërtuar. Kështu, një skedar hapet, modifikohet dhe këto modifikime mund të ruhen duke mos parë detaje të tjera të realizimit, të cilat i fshihen përdoruesit.
Është sistemi i shfrytëzimit ai i cili i fsheh përdoruesit të vërtetën rreth realizimit në hardware, dhe i prezanton një paraqitje të këndshme, të thjeshtë. Ashtu siç eliminon detajet rreth mënyrës se si mund të hapet e të modifikohet një skedar, ashtu fsheh shume detaje (jo të këndshme për tu ditë gjithmonë) rreth menaxhimit të memories, interrupt-eve, etj.
Funksioni i sistemit të shfrytëzimit është të paraqesë për përdoruesin një makinë të zgjeruar ose virtuale e cila është më e thjeshtë për tu menaxhuar.
OS si menaxher resursesh
Nga një këndvështrim krejt tjetër shohim sistemin e shfrytëzimit që menaxhon elementet përbërës të një sistemi të madh kompleks. Kompjuterët e sotëm kanë proçesorë, memorje, timer-a, disqe, ndërfaqe rrjeti, printer, si dhe një sërë paisjesh tjera periferike.
Detyra e OS është të mundësojë kontrollimin e të gjitha këtyre paisjeve, allokimin e tyre ndërmjet të gjitha programeve që kërkojnë ti përdorin ato.
Imagjinoni sikur tre programe të kërkojnë të printojnë në të njëjtin printer në të njëjtën kohë. Rreshti i parë mund të jetë i programit të parë, më pas disa rreshta nga i dyti, e kështu do krijohej një kaos i vërtetë.
OS mund të zgjidhë këtë problem në këtë mënyrë që materialin për printim të një programi ta kopjojë më parë në një hapësirë në disk, kur një program të ketë mbaruar, atëherë OS mund të kopjojë këtë material nga disku në printer, në të njëjtën kohë një tjetër program lë materialin e tij në disk për tu printuar.
Ndarja e resurseve konsiston në dy dimensione : në kohë dhe në hapësirë.
Ne disa raste, nje resurs kërkohet nga dy programe të ndryshëm në të njëjtën kohë. Njëri prej tyre e merr këtë resurs, dhe me pas e lëshon për ta marrë tjetri. Është detyra e sistemit të shfrytëzimit të vendosë se kush e ka radhën për të marrë një resurs , dhe për sa kohe do ta mbajë atë.
Shembull për një resurs që kërkohet në disa pjesë (hapësira) është memorja qëndrore. Ajo ndahet mes programeve që janë në ekzekutim.
Supozojme se ka memorje të mjaftueshme për të gjithë programet në ekzekutim. Eshtë më eficiente që të jenë disa programe në memorje njëherësh se sa të jetë veç njëri.
Organizimi i hapësirave të diskut si dhe mbajtja shënim se kush po përdor një pjesë të caktuar memorjeje është një detyrë e menaxhimit të resurseve të sistemit të shfrytëzimit.
➡️ 📚 Ketu mund të shkarkoni ebook Sisteme Shfrytezimi Ky libër përfshin proceset, thread-et, memorjen si dhe koncepte bazë të sistemeve, të gjitha në Shqip, ne format PDF.