Kategori
sisteme shfrytezimi

5 arsyet pse Linux është një shembull i mirë i një softi falas dhe me kod të hapur.

Kerneli i sistemit Linux u krijua nga Linus Torvalds, ne vitin 1991, dhe që atëhere ky sistem ka njohur vetëm sukses dhe popullaritet. Në këtë artikull po përmend arsyet pse Linux është rast suksesi i një softi me kod te hapur.

Linux përdoret pak në kompjuteret personal, me rreth 2% të përdoruesve

(https://netmarketshare.com/operating-system-market-share.aspx).

Megjithatë Linux zotëron tregun për Server-a, me rreth 97% të Server-ave.

(https://web.archive.org/web/20150806093859/http://www.w3cook.com/os/summary/).

Gjithashtu, Linux mund ta gjeni në shumë produkte si e-reader të Amazon Kindle, TV Smart, dron, deri tek veturat Tesla.

Në këtë artikull po jap pesë arsyet pse Linux është kaq i suksesshëm si sistem shfrytëzimi dhe si një software falas dhe me kod të hapur.

1.Sistem shfrytëzimi falas dhe me kod te hapur

Linux është një shembull i mirë i një sistemi shfrytëzimi me kod të hapur dhe që gjendet lehtësisht në internet.

Foto e sistemit Linux Mint

Licensa e kodit të hapur i jep përdoruesve të drejtën e përdorimit, studimit, modifikimit dhe përmirësimit të dizajnit të versionit të Linux. Licensa e përgjithshme publike GNU bën të mundur që i gjithë source-kodi i funksionaliteteve bazë të Linux të mund përdoret, modifikohet dhe të rishpërndahet, për qëllime biznesi ose jo.

Një nga aplikacionet më të përdorur për këto modifikime është R-studio për Linux.

2.Dizajn mjaft i thjeshtë

Dizajni i Linux është pjesë e familjes së Unix. Pjesa më e madhe e këtij dizajni bazohet në parimet e projektimit në Unix. Linux përdor një kernel monolit, të quajtur Linux Kernel .

Linux Kernel menaxhon pjesën e Network, administrimin e proceseve, aksesin ne paisjet periferike si dhe në skedarët. Në përgjithësi, drivers të paisjeve janë të vendosur direkt në kernel.

Një tjetër mundësi është të shtoni një driver të pajisjes si një modul në Kernel, ndërsa sistemi e interpreton si një driver me vehte.

Ndërfaqja grafike është dizajnuar sipas modelit të sistemit Windows X.

3.Ndërfaqje shumëfunksionale me përdoruesin

Linux siguron edhe ndërfaqe Command_line edhe një ndërfaqe grafike për përdoruesit e tij. Ndërfaqja default është ndërfaqja grafike e përdoruesit. Shumica e komponentëve Linux përdorin CLI (Command Line Interpretter).

Foto : BASH Shell ne Linux

CLI është e përshtatshme për automatizimin e funksioneve që përsëriten sepse lejon komunikim të sigurt ndërmjet proceseve të sistemit. CLI në Linux aksesohet përmes Terminalit.

Foto : KDE e Linux

Disa nga ndërfaqet grafike më të njohura janë: KDE, GNOME dhe Xfce.

4.Programimi mbështetet në shumë mjete ndihmëse

Linux mbështet shumë gjuhë programimi.Toolbar i GNU përmban shumicën e mjeteve për programim, duke përfshirë GNU Compiler dhe GNU Build. GNU mbledh të gjithë shërbimet që përbëhen nga kompilatorët në Ada, C, C++, Java dhe FORTRAN.

Përveç kësaj, Linux mbështet Intel C ++, IBM XL C / C++ dhe SunStudio, si dhe gjuhët e script: Perl, Python, PHP dhe Ruby.

5.Shumëllojshmëri aplikacionesh

Përdorimi i sistemit të shfrytëzimit Linux nuk është i limituar vetëm për desktop dhe për serverët.

Sic e përmenda më lart, një gamë mjaft e gjërë paisjesh përdorin këtë sistem. Mund të them se Linux është kerneli i sistemit të shfrytëzimit më të përdorur në të gjithë botën.

Linux Kernel mund të funksionojë në një gamë të gjerë arkitekturash kompjuterike, duke përfshirë sistemet iPAQ me bazë ARM, IBM Z9 dhe sistemet e mainframe Z10, dhe më shumë.

Disa funksionalitete në Linux janë krijuar për të punuar në arkitektura tradicionale më pak të njohura.

Linux Kernel gjithashtu mund të konfigurohet që të funksionojë edhe në kompjuterët Apple Macintosh, bazuar në procesorët Power PC dhe Intel, në Portable Music Players, në Video Game Consoles si dhe në Smartphone.

Suporti për për paisjet në Linux është gjerësisht i disponueshëm falë komunitetit të gjerë programuesish, të gatshëm për ti dhënë zgjidhje cdo lloj problemi në Linux.

Për disa sugjerime se cilin version të Linux duhet të përdorni, mund ti referoheni artikullit: Cilin version te sistemit Linux duhet te perdorni