Kategori
remote

Testim aplikacionesh dhe sondazhe

Këto website për testim dhe sondazhe online i kam vizituar më së fundmi. Ata nuk ofrojnë një punë të mirëfilltë, por do ju paguajnë për kohën që shpenzoni në internet.

TryMyUI: testim aplikacionesh

Website TryMyUI teston aplikacionet web, duke marrë mendimin e sinqertë nga vizitori. Në këtë mënyrë, dizenjuesi dhe programuesi shohin ku janë problematikat e website, duke u nisur nga opinioni i vizitorëve.

TryMyUI ofron pagesë për cdo opinion të dhënë dhe ju paguan rreth 10$ për çdo testim që do të bëni. Një testim zgjat mesatarisht 20 minuta.

E vetmja gjë që duhet të bësh si testues është të japësh një mendim të sinqertë dhe të përdorësh faqen testuese saktësisht siç do të veproje në një situatë reale. Nuk ka një limit në numrin e testimeve që mund të kryeni, por mund të keni disa testime në javë.

Kjo nuk supozohet të jetë një punë me orar të plotë, por një mundësi të shfrytëzoni kohën e lirë që të paguheni me shume simbolike.
Pagesat realizohen cdo të premte, nëpërmjet llogarisë tuaj në PayPal. Testimet duhet të kalojnë në fazën e pranimit, nga vlerësuesit.

Prolific: sondazhe online

Prolific është një website që ofron sondazhe online. Zakonisht në website tjera alternative, sondazhet ju kërkojnë feedback për produkte të caktuara.

Në Prolific, sondazhet kanë natyrë akademike, dhe bazohen në perceptimin tuaj për një rast studimi konkret. Këto sondazhe zhvillohen kryesisht nga kërkuesit në Universitete dhe janë në kuadër të projekteve kërkimore.

Do ju duhet të plotësoni të dhënat personale dhe temat e pyetësoreve që ju interesojnë.

Pjesa me interes është se Prolific ju paguan për plotësim sondazhesh.
Temat e trajtuara janë mjaft interesante. Sondazhet variaojnë, mund të plotësohen nga dy tre minuta, deri në deri në 60 minuta. Pagesa mesatare shkon diku rreth 15$ në orë.

Pyetësorë të rinj ngarkohen gjatë gjithë kohës në website dhe sugjeroj të që kontrolloni manualisht për pyetësorët në sistem.

Këto dy mundësi për testim website dhe për sondazhe janë opsionet që kam parë më së fundmi në lidhje me Remote Work, punësim part time.