Categories: python ne shqip

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science. Në këtë artikull po bëj një përshkrim të këtyre programeve studimi dhe tregut të punës.

Photo by Steve Johnson on Unsplash

Programi i studimit Bachelor në Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science trajton metodat që përpunojnë të dhëna, imazhe, media dhe bëjnë parashikime bazuar në këto procesime.
Inteligjenca Artificiale është prezente në shumë aplikacione, shpesh e integruar në procesim fotosh, konvertim zë-tekst dhe e anasjellta, analizë të dhënash, etj. Aplikacione të tilla kanë bazën në Matematikë, Statistikë, Probabilitet, Algoritëm. Njohuritë bazë të këtij programi studimi vlejnë për të marrë vendime dhe për të zgjidhë probleme duke u bazuar në aplikacione të tilla.

Tregu i punës

Me mbarimin e studimeve për Inteligjence Artificiale (AI) dhe Data Science, mundësite e punësimit ndahen në disa kategori. Në fushën e të dhënave, përfshihen:

  • Data Science,
  • Data Engineer,
  • Data Architect,
  • Data Analyst
  • Data Warehouse Engineer

Në fushën e Inteligjencës Artificiale përfshihen profile si:

  • Artificial Intelligence Solution
  • Artificial Intelligence Machine Learning Engineer
  • Artificial Intelligence / Machine Learning Lead
  • AI / Deep Learning

Në fushën e programimit të aplikacioneve, përfshihen:

  • Programues në Python, Machine Learning
  • Programues në R dhe Modelim Statistikor

Në kategorinë e biznesit, tregu i punës ka kërkesa për:

  • Business Intelligence Developer
  • Business Analyst / Machine Learning
  • Business Analyst / Artificial Intelligence.
program studimi Bachelor

Në një kërkim të detajuar në gjitha opsionet që ofrohen nga universitetet në Shqipëri, do zgjedh një kurrikul cilësore si program studimi Bachelor në Inteligjencë Artificiale dhe Data Science pranë Canadian Institute of Technology.

Shpërndarja e krediteve është e tillë: 60 kredite për lëndët e Shkencave Kompjuterike, 6 kredite për lëndët e Ekonomisë, 6 kredite për lëndët e Fizikes dhe 30 kredite lëndët e Matematikës.

Përsa i përket lëndëve të programimit, Python ka një rol të vecantë në Data Science. Një cikël leksionesh dhe shembujsh në Shqip, në lidhje me gjuhën e programimit Python e gjeni në hapsirën Programim të këtij blogu.

Lëndët e specialitetit zënë pjesën kryesore, përkatësisht 42 kredite, dhe konsistojnë në:

  • Fundamentals of Artificial Intelligence and Machine Learning,
  • Fundamentals of Data Analytics,
  • Data Visualisation,
  • Natural Language Processing and Deep Learning,
  • Artificial Intelligence and Expert Systems,
  • Large-Scale Data Analysis and Distributed Database Systems,
  • Pattern Recognition and Image Analysis.

Ky program studimi është interesant për shpërndarjen e lëndëve, duke cekur nga të gjitha këto teknika dhe metoda të Inteligjencës Artificiale dhe Data Science. Për nga struktura e një programi Bachelor në këto teknologji te reja, bazat jepen gjërësisht për te vazhduar më pas studime Master në specialitete të ngjashme.

 

 

 

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago

Debugger: roli i gjurmimit te kodit

Në këtë artikull do fokusohem tek roli i debugger-it. Prandaj, nëse keni një variabël që…

2 vjet ago