Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science. Në këtë artikull po bëj një përshkrim të këtyre programeve studimi dhe tregut të punës.
Photo by Steve Johnson on Unsplash
Programi i studimit Bachelor në Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science trajton metodat që përpunojnë të dhëna, imazhe, media dhe bëjnë parashikime bazuar në këto procesime.
Inteligjenca Artificiale është prezente në shumë aplikacione, shpesh e integruar në procesim fotosh, konvertim zë-tekst dhe e anasjellta, analizë të dhënash, etj. Aplikacione të tilla kanë bazën në Matematikë, Statistikë, Probabilitet, Algoritëm. Njohuritë bazë të këtij programi studimi vlejnë për të marrë vendime dhe për të zgjidhë probleme duke u bazuar në aplikacione të tilla.
Tregu i punës
Me mbarimin e studimeve për Inteligjence Artificiale (AI) dhe Data Science, mundësite e punësimit ndahen në disa kategori. Në fushën e të dhënave, përfshihen:
- Data Science,
- Data Engineer,
- Data Architect,
- Data Analyst
- Data Warehouse Engineer
Në fushën e Inteligjencës Artificiale përfshihen profile si:
- Artificial Intelligence Solution
- Artificial Intelligence Machine Learning Engineer
- Artificial Intelligence / Machine Learning Lead
- AI / Deep Learning
Në fushën e programimit të aplikacioneve, përfshihen:
- Programues në Python, Machine Learning
- Programues në R dhe Modelim Statistikor
Në kategorinë e biznesit, tregu i punës ka kërkesa për: