Kategori
java

Variablat e instances

Variablat e instances deklarohen brenda një klase, por jashtë çdo metode, konstruktori ose blloku instruksionesh.Në momentin që i caktohet një objekti një hapsirë memorjeje, në fakt i caktohet hapsirë cdo variabli instance të objektit.

Këto variabla krijohen në momentin që krijohet objekti, me fjalën celes new. Ata fshihen në momentin që vetë objekti fshihet.
Variablat e instancës mbajnë vlera të cilave mund t’iu referohemi në metoda, konstruktor, bllok instruksionesh, dhe cdo referim tjetër të gjendjes së objektit.

Rregullat e aksesimit

Variablat e instances mund të jenë publik, privat, protected ose pa asnjë rregull të paracaktuar aksesimi.
Këto variabla janë të aksesueshme për të gjitha metodat dhe konstruktorët e vetë klasës.

Rekomandohet që variablat e instancës të përcaktohen private, dhe për secilin prej tyre të ndërtohet metoda set dhe get përkatëse.

Deklarimi

Variablat e instances kanë një vlerë default. Për tipet numerik kjo vlerë është 0. Për tipin boolean vlera fillestare është false. Për variablat që referojnë në objekte, vlera fillestare është null.
Këtyre variablave mund t’iu caktojmë vlerë gjatë deklarimit, ose në konstruktor.

Shembull

import java.io.*;
public class Nenpunes {
// ky eshte nje variabel instance, me akses publik
 public String emri;
// ky eshte nje variabel instance me akses privat
 private double paga;
// emri percaktohet ne konstruktor
 public Nenpunes (String e) {
  emri = e;
 }

// kjo metode cakton nje vlere per pagen e punonjesit
 public void setPaga(double p) {
  paga = p;
 }

// kjo metode afishon te dhenat
 public void print() {
  System.out.println("emri : " + emri );
  System.out.println("paga :" + paga);
 }
 public static void main(String args[]) {
  Nenpunes nenpunes1 = new Nenpunes("Sarah");
  nenpunes1.setPaga(1000);
  nenpunes1.print();
 }
}

 

Në console :

emri : Sarah
paga :1000.0

 

 

Exit mobile version