Variablat e instances deklarohen brenda një klase, por jashtë çdo metode, konstruktori ose blloku instruksionesh.Në momentin që i caktohet një objekti një hapsirë memorjeje, në fakt i caktohet hapsirë cdo variabli instance të objektit.
Këto variabla krijohen në momentin që krijohet objekti, me fjalën celes new. Ata fshihen në momentin që vetë objekti fshihet.
Variablat e instancës mbajnë vlera të cilave mund t’iu referohemi në metoda, konstruktor, bllok instruksionesh, dhe cdo referim tjetër të gjendjes së objektit.
Variablat e instances mund të jenë publik, privat, protected ose pa asnjë rregull të paracaktuar aksesimi.
Këto variabla janë të aksesueshme për të gjitha metodat dhe konstruktorët e vetë klasës.
Rekomandohet që variablat e instancës të përcaktohen private, dhe për secilin prej tyre të ndërtohet metoda set dhe get përkatëse.
Variablat e instances kanë një vlerë default. Për tipet numerik kjo vlerë është 0. Për tipin boolean vlera fillestare është false. Për variablat që referojnë në objekte, vlera fillestare është null.
Këtyre variablave mund t’iu caktojmë vlerë gjatë deklarimit, ose në konstruktor.
Shembull
import java.io.*; public class Nenpunes { // ky eshte nje variabel instance, me akses publik public String emri; // ky eshte nje variabel instance me akses privat private double paga; // emri percaktohet ne konstruktor public Nenpunes (String e) { emri = e; } // kjo metode cakton nje vlere per pagen e punonjesit public void setPaga(double p) { paga = p; } // kjo metode afishon te dhenat public void print() { System.out.println("emri : " + emri ); System.out.println("paga :" + paga); } public static void main(String args[]) { Nenpunes nenpunes1 = new Nenpunes("Sarah"); nenpunes1.setPaga(1000); nenpunes1.print(); } }
Në console :
emri : Sarah paga :1000.0
Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…
Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…
Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…
Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…
Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…
Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…