Categories: java

Java është ende pa pagesë

Pavarësisht vendimit të Oracle për të mos mundësuar më OpenJDK, Java është ende pa pagesë.
Gjatë vitit 2018, Oracle ka bërë njoftime të shumta në lidhje me suportin e Java si dhe në lidhje me licensën, gjë e cila ka ngatërruar pak ekosistemin e Java-s.
Njoftimet e Oracle shpesh janë lexuar gabim, keqinterpretuar dhe keqkuptuar, duke e konfuzuar komunitetin e programuesve në Java. Për të sqaruar këto keqkuptime, Java Champions kanë publikuar “Java is still free”, të cilin po e komentoj në këtë post, në mënyrë që të kemi më të qartë se cilat janë opsionet që na ofrohen për Java 8 dhe Java 11.
Me ndryshimet e fundit të bëra nga Oracle JDK distribution dhe suport, nuk dalin në pah të drejtat e përdorimit të OpenJDK të Oracle dhe OpenJDK versione nga kompani të tjera. Gjithashtu nuk dalin në pah planet rreth versioneve pa pagesë, azhornimet si dhe suportin ndaj tyre.

Një version i thjeshtuar
Ju mund të përdorni versionet të Oracle JDK, OpenJDK të Oracle si dhe OpenJDK nga kompani të tjera, të gjitha pa pagesë. Kjo sepse shumë shpërndarës ofrojnë implementimin e specifikimeve të Java SE.
Java SE / OpenJDK / Oracle’s OpenJDK Builds / Oracle JDK
Komuniteti i programuesve me OpenJDK krijon dhe mirëmban (GPLv2+CE)open-source Reference Implementation (RI) të Java SE Specifications, e cila udhëhiqet nga Java Community Process (JCP) dhe e përcaktuar nga Java Specification Request (JSR) për cdo funksionalitet të shtuar.
Janë disa implementime të Java SE nga disa kompani si Azul, Eclipse, IBM, Red Hat, Oracle, SAP, etj, dhe më i njohuri është Oracle JDK.
Oracle JDK 8 është në një proces “Fundi i azhornimeve falas”, gjë që do të thotë se nuk ofrohen azhornime pa pagesë për përdorim komercial, pas Janarit 2019. Sidoqoftë, qysh me Java SE 9, Oracle po mundëson Oracle OpenJDK builds, pa pagesë për përdorim komercial. Gjithashtu, ka edhe OpenJDK nga kompani tjera, si AdoptOpenJDK, Azul, IBM, Red Hat, etj. Këto kompani mundësojnë implementime që zbatojnë të gjitha kërkesat e Java SE, gjithashtu kanë kaluar testimet e Technology Compatibility Kit (TCK).

Sic e shihni, janë disa mundësi për të marrë një JDK. Do fokusohem në Java SE 8, e cila ka gjithashtu njoftimin për përfundimin licensës, si dhe me Java 11, e cila është versioni i parë që ofron suport me afat të gjatë (Long Term Support).

Të qëndrosh me versionin Java SE 8
Shumë programues preferojnë të qëndrojnë me versionin Java SE 8, për arsye të ndryshme. Në këtë rast, mundësitë janë këto:

  1. Oracle do ofrojë azhornime për të gjithë përdoruesit e Oracle JDK 8, të paktën deri në Dhjetor 2020, për përdorim personal, si dhe deri në Janar 2019 për përdorim komercial. Pas këtyre datave, programuesit mund të blejnë një plan me pagesë, ose të përdorin Java SE 8 / OpenJDK8 binary distribution nga kompani të tjera. Normalisht, mund të përdorni Oracle JDK 8, por Pa Azhornime.
  2. Nëse nuk po përdorni Oracle JDK 8, atëherë versioni juaj aktual i Java SE 8 / OpenJDK 8 ju ofrohet me azhornime, sipas planit që ju keni bërë me kompaninë, me ose pa pagesë.

Por nëse doni Java Se 8, pa pagesë, cilën të zgjidhni?
Nëse doni Java SE 8, me azhornime, pas Janarit 2019, përdorni OpenJDK binary distribution nga shpërndarës si AdoptOpenJDK, Azul, IBM, Red Hat, etj.

Nëse doni të përdorni Java SE 11 (LTS)
Ju keni disa versione të zgjidhni Java SE 11, por më parë ju lutem të lexoni me kujdes, sidomos nëse Oracle JDK do ndryshojë pas Java SE 11 e më tutje. Mundësitë për një version Java SE 11 janë këto:

  1. Filloni me Java SE 11, me Oracle, i cili ofron OpenJDK nëpërmjet :
    Oracle OpenJDK builds – me licensën Open Source GPLv2+CE
    Oracle JDK – me një license me pagesë për përdorim komercial, por falas për programim në Java. Kjo mundësi është për të gjithë ato që nuk duan të përdorin GPLv2+CE ose për ato që përdorin Oracle JDK me një tjetër produkt ose shërbim.
    Vini re që Oracle planifikon të ofrojë azhornime për Oracle OpenJDK build për cdo tremujore, duke i përcjellë versione më të mira cdo gjashtë muaj.
  2. Ju mund të merrni Java SE /OpenJDK binary distributions, nga kompani të tjera, të cilat gjithashtu ofrojnë azhornimet gjatë kohëzgjatjeve të ndryshme.

Por nëse doni Java SE 11, pa pagesë, cilën të zgjidhni?

  • Përdorni Oracle OpenJDK build, në licensën Open Source (GPLv2+CE) dhe pastaj të ndiqni cdo gjashte muaj azhornimet, ose
  • Përdoni OpenJDK binary distribution nga alternativa tjera, nga kompani tjera.

Në rastet kur preferoni ta blini Java SE
Oracle planifikon një shërbim të plotë për Oracle JDK 8 deri ne 2025 dhe Oracle JDK 11 deri të paktën në 2026. Gjithashtu ka shumë alternativa të suport me pagesë për Java SE / OpenJDK 8 dhe 11 binary, nga Azul, IBM, Red Hat, etj.

Ju sugjeroj të shpenzoni një orë kohë e të lexoni “Java is still free”. Gjithashtu, ti bashkoheni komunitetit AdoptOpenJDK, ku mund të merrni këshilla se cila OpenJDK është e duhura për ju.

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago