Versionet e Linux ( Linux Distributions ) dallojnë në cilësitë që ofrojnë, si dhe nga ajo që ju kërkoni të realizoni. Ky postim ofron një udhëzues për versionin më të mirë bazuar në kërkesat tuaja per sistemin e shfrytezimit Linux.
Shpesh më kanë bërë pyetjen: Po pse ke Linux të instaluar në PC? Po pse ke pikërisht këtë version Linux?
Unë zakonisht i përgjigjem: Varet se çfarë kërkon ti të bësh.
Historia ime me Linux
Fillimisht po tregoj historinë time me Linux. Kam nisur të përdor Linux si pjesë e seminareve dhe ushtrimeve në lëndën Sisteme Shfrytëzimi, në studimet e mia Universitare, në vitin 2005.
Sistemi ishte i vendosur në një CD, dhe ishte në versionin Knoppix. E nisa duke provuar komandat në terminal. Me dual boot mund të provoja shumë funksionalitete të Linux, por edhe të mbaja sistemin Windows.
Nga viti në vit, mund të pohoj se këto versione kanë qënë të suksesshëm:
- 2005-2007: Knoppix
- 2005-2009: Ubuntu
- 2009-2011: Linux Mint
- 2011-2018: Arch Linux / Debian
Gjatë këtyre viteve, kam përdorë disa versione të Linux.
Aktualisht i jam rikthyer versionit Mint, në kompjuterin tim personal. Por, në këtë artikull nuk do ndalem më gjatë në përvojën time me Linux.
Le të analizojmë se cilin version të sistemit të shfrytëzimit Linux duhet të përdorni, në bazë të asaj që ju kërkoni nga sistemi i shfrytëzimit.
cilin version të sistemit të shfrytëzimit Linux duhet të instaloni?
Për të krijuar një ide sa më të qartë, do sugjeroj versione të ndryshme të Linux, bazuar në kërkesat dhe pritshmërinë e ndryshme që kanë përdorues të ndryshëm.
Një nga prioritetet që ka sistemi i shfrytëzimit Linux është që ju mund të realizoni çdo gjë me secilin version të tij. Por, disa versione bëjnë më mirë një kategori detyrash më mirë dhe më shpejt se versione të tjera.
Duke i ndarë në qëllime të caktuara, edhe ju e keni më të thjeshtë të vendosni se cili version të Linux mund të jetë i duhuri.
Për fillestarët në Linux
Për një kohë të gjatë, për përdorues fillestarë në Linux iu kam rekomanduar versionin Ubuntu. Kjo për faktin se është i lehtë në përdorim dhe përputhet me cdo arkitekturë hardware. Por kam ndërruar mendim për Ubuntu, për shpërndarjen e Ubuntu-s, si dhe ndërfaqja e Unity është e bezdisshme.
Pra, nëse është hera e parë që instaloni sistemin e shfrytëzimit Linux, unë ju rekomandoj versionet:
Në fakt vetë Linux Mint është ndërtuar duke u bazuar në Debian, por Mint duket jashtëzakonisht i bukur dhe ka disa funksionalitete të thjeshta. Ju sugjeroj këto versione Linux nëse doni:
- Një përvojë e ngjashme me Windows.
- Diçka e thjeshtë për tu instaluar.
- Diçka e besueshme.
- Diçka “duket si Linux” por që nuk është “e vështirë si Linux”.
- Diçka që “thjesht punon mirë”.
Kjo e fundit është me të vërtetë e rëndësishme. Me versionet Mint ose Debian, PC thjesht punon.
Secila prej këtyre versioneve është plug & play. Unë jam bërë gjithnjë e më shumë fan e Debian për kompjuter personal, sepse herë pas here nuk më intereson sistemi i shfrytëzimit, dhe nuk dua që të jetë pengesë në programim.
Për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë rreth Linux / Unix dhe Hardware-it
Nëse keni dëshirë për të eksperimentuar dhe për të sfiduar veten me teknologji të reja, ju sugjeroj të sfidoni vehten me këto versione Linux:
- Slackware Linux
- Arch Linux
- Gentoo Linux
- FreeBSD (jo një version i mirëfilltë i Linux)
Secila prej këtyre versioneve të sistemit Linux kërkon konfigurim të detajuar, zbulim të Hardware dhe kompilim të kodit.
Me Gentoo, ju duhet të kompiloni gjithçka. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të pasur një kontroll absolut mbi sistemin e shfrytëzimit.
Ju sugjeroj këtë eksperience me Linux nëse doni:
- Kontroll të plotë të kompjuterit dhe të sistemit të shfrytëzimit.
- Njohuri konkrete dhe praktike rreth hardware te kompjuterit.
Të dyja këto cilësi e kanë një kosto: kohën tuaj.
Një instalim i plotë i këtyre versioneve të Linux mund të kërkojë disa orë.
Për të qenë ‘cool’ dhe me versionin më trend
Në rastet kur doni sistemin e shfrytëzimit më ‘cool’, pavarësisht stabilitetit dhe sigurisë, ju sugjeroj se këto janë versionet më trend të sistemit Linux:
Ju mund të instaloni njërin nga këto versione nëse doni:
- Të rrezikoni me gjërat më të reja.
- Cilësitë më të fundit, gjithmonë.
Të them të drejtën, nuk kam punuar gjatë me këto versione, prandaj mirëpres komentet me e-mail për ndonjërin nga to.
Për të kryer shpejt dhe mirë cdo punë
Në rastet kur nuk interesoheni për të qënë trend, por doni thjesht ‘Get Stuff Done’, pra të kryeni punë shpejt dhe mirë, ju sugjeroj këto versione :
Përdorni këto shpërndarje nëse doni:
- Konfigurim minimal.
- Funksione që punojnë mjaft mirë automatikisht.
- Pajtueshmëri me hardware dhe software.
Ndër këto sisteme, preferoj Debian, i cila është i shpejtë, i qëndrueshëm dhe nuk e ndjen peshën e punës.
Për të krijuar një server
Në rastet kur doni të krijoni një server Web për hostim, dhe nuk dini se cilin sistem shfrytëzimi të instaloni dhe të konfiguroni, ju sugjeroj këto versione Linux.
Më të mirët për Web Hosting janë:
Ajo cfarë ofrojnë këto versione të Linux, për hostimin Web, janë stabiliteti dhe siguria.
Në fakt, supozoj se çdo shpërndarje Linux mund të përdoret pa problem për Web hosting, por disa versione kërkojnë më tepër mund dhe përpjekje.
Për të arritur performancën maksimale të kompjuterit tuaj
Nëse jeni nga ato përdorues që dëshirojnë të shfrytëzojnë maksimalisht të gjithë performancën e kompjuterit, ju mund të ndërhyni në kodin burim për të gjeneruar kod binar të optimizuar për procesorin.
Për këtë, ju sugjeroj:
Aktualisht, hardware ka arritur një pikë ku sistemi i shfrytëzimit nuk ndikon aq shumë në performancë.
Kujtoj që 15 vjet më parë, me disa përmirësime në kernel mund të thirreshin shërbime dhe funksionalitete, duke përshpejtuar ndjeshëm performancën e sistemit. Tashmë, ky dallim është i papërfillshëm. Çdo Linux ofron një performancë mjaft të mirë.
Në rastet kur siguria e sistemit ka shumë rëndësi
Mbase kompjuteri juaj përmban të dhëna konfidenciale, siguria e të cilave është prioritet.
Ekzistojnë disa versione të sistemit të shfrytëzimit Linux, të cilat kanë në fokus pikërisht sigurinë. Për këtë ju sugjeroj versionet:
Për një version minimal
Shpesh herë kemi një kompjuter me hardware minimal, të cilin doni t’a vini në punë përsëri, mbase vetëm për pak kohë.
Në këto raste, sistemi i shfrytëzimit është vetëm një pjesë e vogël e qëllimit tuaj, për të punuar me hapësirat minimale. Ju sugjeroj versionet:
Si përfundim, mund të theksoj se avantazh i Linux është pikërisht përshtatshmëria me të gjitha rastet dhe kërkesat e përmendura në këtë artikull.
Gjithashtu më vjen mirë nëse keni arritur deri tek ky postim, dhe ju sugjeroj të instaloni VirtualBox. Ai ofrohet pa pagesë, prandaj shfrytëzoni këtë mundësi, sa jeni në kohë, për të instaluar makina virtuale në sisteme shfrytëzimi të ndryshme.
Pa dyshim ia vlen koha dhe mundi..