Categories: mesimdhenie

Rëndësia e rrjeteve sociale për artikull shkencor

Në këtë blog post, do trajtoj rolin e rrjeteve sociale për artikull shkencor, duke bërë një krahasim mes ResearchGate dhe Google Scholar. Gjithashtu do theksoj pse Scopus është indeksim mjaft me vlerë për punimet shkencore.

Photo by Dan Dimmock on Unsplash

Fillimisht po jap disa sugjerime, se si të rrisni impaktin e publikimeve tuaja.

promovimi i një artikulli shkencor

Për të rritur numrin e citimeve dhe impaktin e punimeve tuaja shkencore, ju mund të ndiqni këto 10 teknika:

  1. Citoni çdo artikull shkencor të juajin, që ka lidhje me punimin tuaj aktual. Por, mos citoni artikujt që nuk kanë lidhje, vetëm për të rritun impaktin artificalisht.
  2. Zgjidhni me kujdes fjalët kyçe. Për këtë, shikoni se cilat fjalë kyce kanë zgjedhur kërkues të tjerë në të njëjtën fushë studimi. Në këtë mënyrë artikulli juaj do renditet më lart në një kërkim në databazë.
  3. Përdorni të njëjtat fjalë çelës në titull dhe në abstrakt. Këto fjalë celes do të rritin mundësinë që artikulli të jetë në fillim të rezultatit të kërkimit, në një motorr kërkimi. Në këtë mënyrë, artikulli juaj gjendet më shpejt, dhe do lexohet më shumë.
  4. Përdorni të njëjtin emër në çdo artikull shkencor tuajin. Duke përdorë të njëjtin emër, bëhet më e thjeshtë që tjerët të gjejnë të gjithë punimet tuaja.
  5. Nëse emri juaj është mjaft i përgjithshëm, sugjeroj të regjistroheni tek një identifikues unik për kërkuesit, sic është ORCID.
    Numri Orcid përdoret nga mjaft kërkues për t’u identifikuar në punimet shkencore.
    Ju mund ta vendosni ORCID në signiture të email, që të lexohet dhe të kërkohet nga me tepër kolegë e kërkues të tjerë.
  6. Bëni artikullin lehtësisht të aksesueshëm. Nëse nuk keni publikuar në një revistë me akses të hapur, mund të publikoni pjesë të tij, ose krejt punimin në një repository (arkivë).
  7. Publikoni të dhënat tuaja, dhe në këtë mënyrë ju mund të rritni cititmet tuaja. Mund të shikoni si opsion postimin e të dhënave në website, si psh SlideShare.
  8. Prezantoni punimet tuaja në konferenca shkencore. Edhe pse punimet tuaja nuk janë cituar nga kërkues tjerë, prezantime të tilla e bëjnë më të dukshme punën tuaj akademike, në mes kërkuesve tjerë.
  9. Përdorni rrjetet sociale. Shpërndani links në rrjete si LinkedIn, Academia.edu, ResearchGate, Mendeley, si dhe në faqen zyrtare të Universitetit tuaj.
  10. Promovoni artikullin shkencor nëpërmjet një blogu ose website. Gjithashtu mbani kontakt të vazhdueshëm me kolegë të cilët mund të jenë ose jo të fushës tuaj, por që janë të interesuar në artikullin tuaj shkencor.

 

ResearchGate

ResearchGate është rrjet social për kërkues shkencor dhe kërkimor. Mbi 15 milion anëtarë të këtij rrjeti social shpërndajnë dhe diskutojnë punimet e tyre.

Qëllimi i ResearchGate është të krijojë komunikim mes akademikëve në botën e shkencës. ResearchGate ofron mundësinë që autori të vendosë artikullin shkencor me akses të hapur, pra të lexohet pa pagesë për të gjithë. Disa nga benefitet e ResearchGate janë:

  • Rrit vizibilitetin e artikullit shkencor.
  • Identifikon një hapsirë të re në planifikimin e projekteve shkencore.
  • Identifikon çdo artikull shkencor dhe projekt në fushën tuaj të kërkimit.
  • Rrit njohuritë në fusha të ndryshme studimore.
  • Ndërveprimin me kërkues të tjerë në të njëjtën fushë studimi.
  • Komunikim për ide të reja.
  • Rritje të interesit duke synuar pozicionim me RG Score.

Në lidhje me RG Score, është bërë një studim i tillë nga Orduna-Malea, E.,Martín-Martín, A., Thelwall, M. & LópezCózar, E.D. 2017: Do ResearchGate Scores create ghost academic reputations? Journal of Scientometrics.

Rrjeti Social ResearchGate ka një tregues, i cili quhet RG Score. Ky tregues luan rolin e indeksit, e preferencës, dhe sa më i lartë të jetë ky indeks, aq më me nivel është puna kërkimore e autorit. Por a tregon drejtpërdrejt vetëm këtë gjë?

Ky indeks kombinon disa parametra, duke përfshirë rolin dhe ndikimin e publikimeve të kërkuesit, si dhe aktivizimin social në ResearchGate.

Aktivizimi ka të bëjë me pyetje dhe përgjigjet në këtë rrjet social. RG Score synon të masë reputacionin shkencor të bazuar në faktin se sa vlerësoret punimi juaj nga koleget tuaj në ResearchGate. Algoritmi i kësaj llogaritjeje është konfidencial.

 

si llogaritet indeksi në researchGate:
  1. Kontributi shkencor i autorit (artikuj, prezantime, raporte, working papers, etj),
  2. Ndëveprimi me kolege, pjesë e RG,
  3. Reputacioni i fituar nga kërkuesit e tjerë.

Për pjesën e ndërveprimit me kolegë, matjet në artikull tregojnë se kërkuesit më aktivë kanë gjithashtu indeks më të madh se kërkues me të njëjtin nivel të punës kërkimore, por më pak aktiv në rrjet social RG. Raporti i saktë i këtyre komponentëve nuk dihet, por duke klikuar dhe kontrolluar, punimi ka arritur në përfundimin se:

RG Score ka katër parametra: Publikimet, Përgjigjet, Pyetjet, Ndjekësit në ResearchGate.

Një përafrim i RG Score për një autor mund të jetë :
publikimet: 50%; përgjigjet: 25%; pyetjet: 24%; ndjekësit: 1%.
Përseri theksoj se formula e saktë nuk dihet, ky është një përafrim.


Image by Photo Mix from Pixabay

Google Scholar

Google Scholar është një motorr i vecantë kërkimi për artikujt shkencor. Ai gjen çdo artikull shkencor që është vendosur në faqet online ku ai kërkon.

Një mënyrë praktike për tu gjetur nga Google Scholar është të vendosni punimin tuaj në ResearchGate, dhe mund t’a promovoni punimin tuaj nga ky repository.

Nga artikulli : Thelwall,M. & Kousha,K. 2017: ResearchGate vs. Google Scholar: Which finds more early citations?
Scientometrics, eshtë analizuar se cili gjen më shumë artikuj, ResearchGate apo Google Scholars.

Rezultatet tregojnë se ResearchGate ende nuk sfidon Google Scholar me citime.

Megjithatë, ResearchGate ka indeksuar mjaft shpejt kohët e fundit shume citime si website i vetëm, dhe është bërë një burim për shumë akademikë, duke sfiduar Google Scholars në këtë drejtim.

Pse Scopus është databaza #1 e abstrakteve dhe citimeve?

Scopus mund t’ju ndihmojë që të kërkoni për një dokument specifik, të rritni lexueshmërinë e artikullit tuaj, duke e bërë të renditet në fillim të kërkimeve të fushës, të mbështetni punën kërkimore të organizatës ose institucionit tuaj.

Scopus ka të dhënat e renditura, literaturën shkencore, mjetet analitike për t’ju azhornuar me:

  • Fushat më trend në kërkimin shkencor,
  • Ekspertët leader në fushën tuaj të kërkimit,
  • Një orientim nëse punimi juaj është një risi e shkencës apo kërkues të tjerë e kanë një rezultat në këtë fushë kërkimore.

Aftësia për t’u gjetur në kërkime është po aq e rëndësishme sa cilësia e kërkimit shkencor.

Scopus bën të mundur gjetjen lehtë dhe promovimin e punës shkencore, duke siguruar akreditimin e artikullin dhe suportin e duhur për zhvillimin shkencor të autorit.

Scopus gjithashtu ofron mbështetje me fonde. Nëse ju vendosni një artikull cilësor si një evidencë të punës tuaj kërkimore, do bëhet diferenca mes fitimit të fondit ose jo. Kjo vlen edhe për projekte ndërkombëtare.

Parametrat CiteScore™

Parametrat CiteScore™ janë standart i ri i vlerësimit të citimeve dhe impaktit të tyre. Këto parametra janë të kuptueshëm, transparente, të azhornuar dhe free. Parametrat e CiteScore ju ndihmon të analizoni impaktin e gjithë titujve në databazën e Scopus.

CiteScore praktikisht është mesatarja e citimeve për dokument, që një artikull merr gjatë tre viteve të fundit.

Një CiteScore e vitit 2015 vlen për artikujt dhe seritë në Scopus (reviste, libra, proceedings) që kanë filluar të publikohen në 2014 ose më herët.

Për shembull, për të llogaritur një CiteScore në vitin 2015, do llogariten citimet e bëra në vitin 2015 kundrejt dokumenteve të publikuara 2012, 2013 ose 2014. Ky total pjestohet me numrin e dokumenteve të indeksuara në Scopus, të publikuara në 2012, 2013, 2014.

CiteScore llogaritet në bazë vjetore, e cila tregon mesataren e citimeve për një vit të plotë kalendarik. Por impakti mund të ndryshojë më shpejt, prandaj CiteScore Tracker mundëson një pamje se si po performon një titull përgjatë vitit, duke bërë përllogaritje mujore.

 

Me shpresën që punimet e juaja të jenë të suksesshme dhe të rekomanduara nga akademike e kolegë, mirëpres sugjerime dhe bashkëpunime të reja.

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago