Categories: mesimdhenie

Edmodo si nje mjet Web 2.0 qe perdoret ne mesimdhenie

Interneti ka ndryshuar konceptin e të mësuarit. Nxënësit dhe mësuesit gjejne përgjigjet e mjaft pyetjeve në Web. Ata njihen me metodat e reja të mësimdhënies, me teknologji që e kanë ndryshuar krejtësisht proceset e të mësuarit dhe të mësimdhënies. Në këtë artikull do ndalem tek platforma Edmodo.

Teknologjia Web 2.0

Teknologjitë e Web 2.0 na ofrojnë mjaft mjete në mësimdhënie, duke u bërë kështu një aksesor i rëndësishëm në fushën e arsimit.

Mjete të tilla si wikis, blogs, RSS feed, rrjetet sociale, etj, mbështesin metodat inovative të mësimdhënies si dhe konceptet si komuniteti i programuesve, komuniteti i nxënësve, arsimi jo-formal, etj.

Seti i mjeteve të teknologjisë Web 2.0 na jep mundësinë të krijojmë dhe të menaxhojmë lidhjen mësues-nxënës. Platformat online të të mësuarit janë bërë një trend në arsim. Për studentët është mjaft tërheqëse kjo mënyre e re e komunikimit dhe shpenzojnë mjaft kohë të shkëmbejnë informacione online. Mbase kjo është një arsye me tepër pse këto platforma duhen përdorë në mësimdhënie.

Një nga këto platforma Web 2.0 është Edmodo, i cili ofrohet falas, dhe e gjeni në linkun www.edmodo.com.

Platforma Edmodo

Edmodo ngjan shumë me Facebook, por është më privat dhe më i sigurt për tu përdorë në mësimdhënie. Ai është pjese e K-12 social learning network, pra pjesë e një rrjeti të posatshëm për tu përdorë në arsim. Duke qënë falas, nuk keni pse të shqetësoheni për shpenzimet e blerjes apo mirëmbajtjes.

Edmodo https://new.edmodo.com/

Studentët dhe mësuesit mund të ndajnë në grupe private leksionet dhe shembujt në këtë platformë. Edmodo ofron siguri për të krijuar grupe të përbashkëta për të shkëmbyer dokumente e materiale mbi detyrat e kursit. Gjithashtu, pjesë e këtij grupi mund të jenë edhe prindërit, të cilët mund të monitorojnë punën e femijëve. Nëpërmjet Edmodo, mësuesit mund të caktojnë detyrat, si dhe datën kur duhet dorëzuar detyra. Gjithashtu ata mund të vlerësojnë me nota, duke u bazuar në detyra e dorëzuar online.

Edmodo i lejon mësuesit të përshtasin plotësisht hapsirën e tyre të mësimdhënies. Duke përdorë këtë platformë, mësuesit mund të lidhen direkt me kolegë për të shkëmbyer resurse ose për të qënë pjesë e diskutimeve online. Edmodo nxit nxënësit të zgjedhin një smiley për cdo detyrë kursi të përfunduar, si një mënyrë praktike kjo për të treguar se si janë ndier gjatë plotësimit të detyrës.

Një tjetër avantazh i Edmodo është dhe fakti se ai nuk ka kufizime moshe në regjistrim. Kur mësuesit krijojnë një klasë virtuale, i jepet cdo nxënësi një kod unik aksesimi, i cili përdoret si kredencial për të hyrë në klasë. Kjo shmang krijimin e email për nxënësit në moshë nën 16 vjec.

Një nga risitë e kësaj platforme është mundësia që i ofron nxënësve të japë direkt përshtypjet pasi ka lexuar leksionin online.

Artikulli është prezantuar në konferencën Teaching Business and Engineering English in Higher Education: Challenges and Opportunities, Pedagogical University of Cracow, linku : http://ibeevr.itu.edu.tr/

 

 

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago