3 librat me praktik rreth Kompjuter Hardware

Në këtë artikull po jap disa sugjerime për 3 libra mjaft të vlefshëm rreth Kompjuter Hardware, për riparim dhe teknikë të paisjeve kompjuterike.

A+ Guide to IT Technical Support (Hardware and Software) 9th Edition

Autoret : Jean Andrews, Joy Dark, Jill West

Ky libër është i pari në listën e librave që kam lexuar më së fundmi rreth komponentëve Hardware të sistemeve kompjuterike, dhe mendoj më i vlefshmi për mua. Ai shërben si nje guide rreth suportit teknik te IT, duke shpjeguar se si instalohen dhe mirëmbahen komponentët Hardware dhe Software në sistemet kompjuterike në një rrjet.

Mjaft të vlefshme janë illustrimet e detajuara me foto për çdo komponent Hardware.

Synimi kryesor i librit është të orientojë studentët rreth provimit përfundimtar të certifikimit CompTIA A+, për provimet e 220-1001 dhe 220-1002.

Cdo kapitull i librit “A+ Guide to IT Technical Support” përshkruan në hollësi secilin komponent Hardware si dhe jep detaje të aplikimeve praktike të teknologjisë dhe standarteve aktuale në industri në lidhje me atë komponent.

Gjithashtu, libri jep një përbledhje të temave të sigurisë, të Active Directory, baza të Script-eve, virtualizimi, teknologjia e Cloud Computing, paisjet Mobile, administrim i sistemeve të Windows 10.

Computer Service and Repair, Fifth Edition, Revised, Lab Manual

Autorët: Richard M. Roberts (Author), Dr. Adam Beatty PhD

Ky libër është një manual i punëve laboratorike në lidhje me riparimin e paisjeve kompjuterike.

Computer Service and Repair është mjaft i vlefshëm për tu përdorë nga studentët në Teknik Sistemesh Kompjuterike, pasi niveli i njohurive paraprake që lexuesi duhet të dijë është minimal.

Libri ju orienton drejt të mësuarit të njohurive bazë për riparim PC, upgrade dhe suport teknik. Kapitujt janë të renditur në mënyrë të tillë ku secili kapitull paraardhës shërben për konceptet në vijim.

How to Diagnose and Fix Everything Electronic, Second Edition 2nd Edition

Autori:  Michael Geier

 

Ky libër është një Best Seller në Amazon në fushën e riparime Elektronike. Ai përfshin një guide të plotë për zgjidhjen e problemeve Elektronike, si dhe riparimin e të gjithë gamës së produkteve elektronike, digjitale apo analoge.

Libri “How to Diagnose and Fix Everything Electronic” përshkruan mjaft raste konkrete (case studies), duke ndjekur hap pas hapi instruksione nga expertë të elektronikës.

Lexuesi mëson si të asemblojë komponentët, si të përdorë mjetet testuese, si të zevëndësojë komponentët që nuk funksionojnë më, etj.

Përvec të tjerave, libri përmban instruksione rreth paisjeve të tilla si MP3 players, kamera dhe aparate fotografik digjital, TV si dhe paisje mobile.

Libri “How to Diagnose and Fix Everything Electronic” ju orienton në:

  • Zgjedhjen e mjeteve të punës për riparim.
  • Zgjedhjen në praktika të sigurta në mbrojtjen e personelit teknik.
  • Kuptimin se si funksionojnë komponentët elektrik dhe përse mund të kenë defekt.
  • Gjetjen e defektit, duke u nisur nga shenjat dhe problematikat.
  • Përdorimin e paisjeve testuese si multimeter digjital, meter ESR, matës frekuence dhe oshiloskop.
  • Interpretimin e diagramave bllok dhe diagramave skematike.
  • Analizimin e qarqeve dhe zevendësimin e portave.
  • Ri-asemblim të paisjeve.

Duke shpresuar se këto libra përfshijnë shumicën e njohurive kryesore rreth Kompjuter Hardware, mirëpres sugjerime për referenca librash të tjerë ndihmës.

Exit mobile version