Gjuha e programimit Java suporton tetë tipa primitive të të dhënave. Këto tipa janë të paracaktuar, dhe emërtuar me fjalë çelës të gjuhës. Më poshtë jepen detaje për secilin tip primitiv.
byte
- Tipi i të dhënave byte zë 8 bit memorie, dhe ruan të dhëna numra të plotë.
- Vlera minimale është -127, dhe vlera maksimale është 127. Vlera default është zero.
- Ky tip përdoret zakonisht për të kursyer hapësira memorieje në tabela një ose disa përmasore.
- Shembull :
byte a = 100; byte b = -50;
short
- Tipi i të dhënave short është zë 16 bit në memorie, dhe ruan të dhëna numra të plotë.
- Vlera minimale që ruan tipi short është -32,768 ndërsa vlera maksimale është 32,767. Vlera default është zero.
- Tipi i të dhënave short gjithashtu përdoret për të ruajtur hapësirë memorieje, sepse nxë relativisht pak hapësirë.
- Shembull
short s = 10000; short r = -20000;
int
- Tipi i të dhënave int zë hapësirë 32 bit për çdo vlerë që ruan, të cilat janë numra të plotë.
- Vlera minimale që ruan int është -2,147,483,648. Vlera maksimale që ruan int është 2,147,483,647. Vlera default është zero.
- Tipi i të dhënave int përdoret shpesh kur nuk ka probleme kursimi të memories.
- Shembull
int a = 100000; int b = -200000;
long
- Tipi long kërkon 64 bit hapësirë memorieje për çdo numër të plotë që ruan.
- Vlera minimale që mban ky tip është -9,223,372,036,854,775,808, ndërsa vlera maksimale është 9,223,372,036,854,775,807. Vlera default është 0L.
- Ky tip të dhëne përdoret kur nevojitet ruajtja e numrave më të mëdhenj se sa mundëson tipi int.
- Shembull
long a = 100000L; long b = -2000000L;
float
- Tipi i të dhënave float ruan numra me presje. Ky tip kërkon 32 bit hapësirë për çdo vlerë.
- Float përdoret në rastet kur të dhënat janë numra me presje, dhe nuk përdoret asnjëherë kur do ruhen vlera precize si vlera çmimesh.
- Vlera default e float është 0.0f
- Shembull
float f1 = 234.4f;
double
- Tipi double ruan të dhëna numra me presje, me precizon dyfish, dhe nxë 64 bit memorie për çdo vlerë.
- Ky tip zakonisht është tipi që ruan të dhënat për numra me presje. Ai nuk përdoret asnjëherë në rastet kur do ruhen vlera të tilla si monedhat.
- Vlera default është 0.0d
- Shembull
double d1 = 123.4;
boolean
- Tipi i të dhënave boolean përdor një bit memorie për të ruajtur të dhënën, e cila mund të jetë vetëm true ose false.
- Ky tip të dhënash përdoret për shënime të thjeshta me vlerat logjike e vërtetë ose e gabuar.
- Vlera default është false.
- Shembull
boolean uGjet = true;
char
- Tipi i të dhënave char ruan të dhëna karakter, në Unicode, dhe përdor 16 bit memorie.
- Vlera minimale është u0000 ndërsa vlera maksimale është uffff
- Ky tip ruan të dhëna karakter.
- Shembull
char shkronjaA = 'A';