Kategori
java

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i punës. Degë të ngjashme si Informatika, Informatika-Ekonomike, Inxhinieri Informatike dhe TIK shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Në këtë artikull po përshkruaj këto programe studimi, duke u përpjekur të bëj dallimin mes këtyre fushave të studimit.

Fillimisht, dua të theksoj faktin se këto degë kanë profile të ngjashme. Unë kam studiuar: Bachelor dhe Master në Informatikë, Doktoraturë në Inxhinieri Elektronike.

Bashkëpunimet e mia më të mira për artikuj shkencor i kam me koleget e Fizikës dhe të Ekonomisë. Prandaj, sugjerimi im është:

të studioni në mënyrë aplikative dhe praktike, për të arritë në formim multi-disiplinar.

Programet e studimit po i përshkruaj në bazë të lëndëve kryesore, pikëve kredite, dhe mundësive për punësim.

Programi i studimit:  Informatike

Dega Informatike, pranë Universitetit te Shkodres, ka si formim bazë: programim, bazë të dhënash dhe zhvillim aplikacionesh Web.

  • Programim: 60 kredite.
    Lëndët: Strukturë të dhënash, C++, Algoritmikë, Java, Python, Programim Windows, etj.
  • Bazë të dhënash: 11 kredite.
  • Zhvillim aplikacionesh Web: 11 kredite.
  • Profil Inxhinierie: 15 kredite.
    Lëndë: Elektronike, Arkitekturë, Rrjete kompjuterike, etj.
  • Matematike: 30 kredite.
    Lëndë: Algjebër, Analizë Matematike, Statistikë, etj.

Studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punojnë si specialist Informatike:

  • në administratën publike,
  • në kompani implementimi zgjidhjesh informatike,
  • në institucione bankare, telekomunikacioni, mjekësore,
  • në ndërmarrje të ndryshme ekonomike.
Programi i studimit : Informatike Ekonomike

Studimet për Informatike Ekonomike, prane Universitetit te Tiranes, kanë në fokus lëndë programimi dhe lëndë Ekonomike.

Shpërndarja e krediteve është e tillë: 46 kredite për lëndët e Informatikës, 50 kredite lëndët e Ekonomisë dhe 29 kredite lëndët e Matematikës.

Përkatësisht, modulet kryesore janë:

  • Programim: 27 kredite.
    Lëndët: Strukturë të dhënash, Java, Algoritmikë, C++
  • Bazë të dhënash: 13 kredite.
  • Zhvillim aplikacionesh Web: 6 kredite.
  • Ekonomi: 50 kredite.
    Lëndët: Marketing, Menaxhim, Mikroekonomi, Makroekonomi, Kontabilitet Financiar, Ekonometri.

Studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punojnë si:

  • specialist Ekonomie dhe Informatike në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha,
  • ekspert në fushën e teorive të rritjes ekonomike dhe të zhvillimit
  • specialist të kontabilitetit nacional
  • ekspert për Bankat Qendrore dhe Tregtare
  • specialist në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare
  • ekonomistë të bizneseve në sfera të ndryshme aktiviteti.
Programi i studimit: Inxhineri Informatike

Studimet në profile të Inxhinierisë fokusohen më shumë në ndërtimin Hardware të sistemeve kompjuterike.

Dega Inxhinieri-Informatike, prane Universitetit Politeknik Tirane, përmban më pak programim, dhe shumë më tepër lëndë Elektroteknike. Modulet kryesore janë:

  1. Programim: 36 kredite.
    Lëndët: Programim i orientuar nga objektet, Programim në sistemet e shperndarë, etj.
  2. Profil Inxhinierie: 66 kredite.
    Lëndët: Arkitekturë e kompjuterave, Elektroteknikë, Matje Elektronike, Përpunim numerik i sinjaleve, Rrjete telematike, etj.
  3. Bazë të dhënash: 6 kredite.
  4. Zhvillim aplikacionesh Web: 6 kredite.
Programi i studimit: Inxhinieri Elektronike

Dega Inxhinieri Elektronike, prane Universitetit Politeknik Tirane,  trajton aspektin Elektronik të sistemeve kompjuterike, dhe shumë më pak programim. Pjesa e programimit është në kuadrin e Elektronikës. Konceptet e bazës së të dhënave trajtohen në anën e transmetimit të të dhënave. Modulet kryesore janë:

  • Inxhinieri: 91 kredite.
    Lëndët: Elektroteknikë, Përpunimi numerik i sinjaleve, Baza të telekomunikacioneve, Arkitekturë e kompjuterave, Elektronikë fuqie, Elektronikë analoge, Sensorët dhe shndërruesit, etj.
  • Programim: 17 kredite.
    Lëndët: teknikat dhe gjuhët e programimit, Elektronika e sistemeve të programueshme, etj.
  • Bazë të dhënash: 6 kredite.
    Lënda: rrjete të transmetimit të të dhënave.
Programi i studimit: TIK

Programi i studimit TIK, prane Universitetit te Tiranes, ka në fokus elemente të programimit, Teknologji të Web-it, bazë të dhënash dhe sisteme informacioni. Modulet kryesore të lëndëve janë:

  • Programim: 42 kredite.
    Lëndë: Programim i orientuar nga objektet, Algoritmikë, etj.
  • Sisteme Interneti: 17 kredite.
    Lëndë: teknologji .Net, sisteme interneti, etj.
  • Telekomunikim dhe rrjete: 23 kredite.
    Lëndë: Administrim sistemesh, siguria e sistemeve te informacionit, etj.

Studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punojnë si specialist i teknologjisë së informacionit:

  • në administratën publike,
  • në kompani implementimi zgjidhjesh informatike,
  • në institucione bankare, telekomunikacion, shëndetësore,
  • në ndërmarrje të ndryshme ekonomike.

Shpresoj që ky artikull të jetë në ndihmë të bashkëpunimeve mes këtyre fushave, gjithashtu edhe orientues për studentët e rinj dhe maturantët.