Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i punës. Degë të ngjashme si Informatika, Informatika-Ekonomike, Inxhinieri Informatike dhe TIK shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Në këtë artikull po përshkruaj këto programe studimi, duke u përpjekur të bëj dallimin mes këtyre fushave të studimit.
Fillimisht, dua të theksoj faktin se këto degë kanë profile të ngjashme. Unë kam studiuar: Bachelor dhe Master në Informatikë, Doktoraturë në Inxhinieri Elektronike. Ju sugjeroj:
të studioni në mënyrë aplikative dhe praktike, për të arritë në formim multi-disiplinar.
Programet e studimit po i përshkruaj në bazë të lëndëve kryesore, pikëve kredite, dhe mundësive për punësim.
Programi i studimit: Informatike
Dega Informatike, pranë Universitetit te Shkodres, ka si formim bazë: programim, bazë të dhënash dhe zhvillim aplikacionesh Web.
- Programim: 60 kredite.
Lëndët: Strukturë të dhënash, C++, Algoritmikë, Java, Python, Programim Windows, etj. - Bazë të dhënash: 11 kredite.
- Zhvillim aplikacionesh Web: 11 kredite.
- Profil Inxhinierie: 15 kredite.
Lëndë: Elektronike, Arkitekturë, Rrjete kompjuterike, etj. - Matematike: 30 kredite.
Lëndë: Algjebër, Analizë Matematike, Statistikë, etj.
Studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punojnë si specialist Informatike:
- në administratën publike,
- në kompani implementimi zgjidhjesh informatike,
- në institucione bankare, telekomunikacioni, mjekësore,
- në ndërmarrje të ndryshme ekonomike,
- freelancer, me projekte remote.
Literatura ne disa raste eshte ne gjuhen angleze.
📚 Libra per Programim mund t’i shkarkoni ketu
Programi i studimit : Informatike Ekonomike
Studimet për Informatike Ekonomike, prane Universitetit te Tiranes, kanë në fokus lëndë programimi dhe lëndë Ekonomike.
Shpërndarja e krediteve është e tillë: 46 kredite për lëndët e Informatikës, 50 kredite lëndët e Ekonomisë dhe 29 kredite lëndët e Matematikës.
Përkatësisht, modulet kryesore janë:
- Programim: 27 kredite.
Lëndët: Strukturë të dhënash, Java, Algoritmikë, C++ - Bazë të dhënash: 13 kredite.
- Zhvillim aplikacionesh Web: 6 kredite.
- Ekonomi: 50 kredite.
Lëndët: Marketing, Menaxhim, Mikroekonomi, Makroekonomi, Kontabilitet Financiar, Ekonometri.
Studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punojnë si:
- specialist Ekonomie dhe Informatike në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha,
- ekspert në fushën e teorive të rritjes ekonomike dhe të zhvillimit
- specialist të kontabilitetit nacional
- ekspert për Bankat Qendrore dhe Tregtare
- specialist në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare
- ekonomistë të bizneseve në sfera të ndryshme aktiviteti.
Programi i studimit: Inxhineri Informatike
Studimet në profile të Inxhinierisë fokusohen më shumë në ndërtimin Hardware të sistemeve kompjuterike.
Dega Inxhinieri-Informatike, prane Universitetit Politeknik Tirane, përmban më pak programim, dhe shumë më tepër lëndë Elektroteknike. Modulet kryesore janë:
- Programim: 36 kredite.
Lëndët: Programim i orientuar nga objektet, Programim në sistemet e shperndarë, etj. - Profil Inxhinierie: 66 kredite.
Lëndët: Arkitekturë e kompjuterave, Elektroteknikë, Matje Elektronike, Përpunim numerik i sinjaleve, Rrjete telematike, etj. - Bazë të dhënash: 6 kredite.
- Zhvillim aplikacionesh Web: 6 kredite.
Programi i studimit: Inxhinieri Elektronike
Dega Inxhinieri Elektronike, prane Universitetit Politeknik Tirane, trajton aspektin Elektronik të sistemeve kompjuterike, dhe shumë më pak programim. Pjesa e programimit është në kuadrin e Elektronikës. Konceptet e bazës së të dhënave trajtohen në anën e transmetimit të të dhënave. Modulet kryesore janë:
- Inxhinieri: 91 kredite.
Lëndët: Elektroteknikë, Përpunimi numerik i sinjaleve, Baza të telekomunikacioneve, Arkitekturë e kompjuterave, Elektronikë fuqie, Elektronikë analoge, Sensorët dhe shndërruesit, etj. - Programim: 17 kredite.
Lëndët: teknikat dhe gjuhët e programimit, Elektronika e sistemeve të programueshme, etj. - Bazë të dhënash: 6 kredite.
Lënda: rrjete të transmetimit të të dhënave.
Programi i studimit: TIK
Programi i studimit TIK, prane Universitetit te Tiranes, ka në fokus elemente të programimit, Teknologji të Web-it, bazë të dhënash dhe sisteme informacioni. Modulet kryesore të lëndëve janë:
- Programim: 42 kredite.
Lëndë: Programim i orientuar nga objektet, Algoritmikë, etj. - Sisteme Interneti: 17 kredite.
Lëndë: teknologji .Net, sisteme interneti, etj. - Telekomunikim dhe rrjete: 23 kredite.
Lëndë: Administrim sistemesh, siguria e sistemeve te informacionit, etj.
Studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punojnë si specialist i teknologjisë së informacionit:
- në administratën publike,
- në kompani implementimi zgjidhjesh informatike,
- në institucione bankare, telekomunikacion, shëndetësore,
- në ndërmarrje të ndryshme ekonomike.
Shpresoj që ky artikull të jetë në ndihmë të bashkëpunimeve mes këtyre fushave, gjithashtu edhe orientues për studentët e rinj dhe maturantët.