Kategori
java

Sintaksa bazë

Gjatë programimit në Java është e rëndësishme të mbani mend këto pika:

  • Shkronjat e mëdha dhe të vogla dallojnë. Kjo do të thotë se Hello dhe hello apo HeLLo janë të ndryshme.
  • Emërtimet kanë specifikë, gjë që do të thotë se shkronja e parë e klasës këshillohet të jetë shkronjë e madhe. Në qoftë se emërtimi përmban disa fjalë, ato duhet të ndjekin rregullin e gamiles, shkronja e parë e çdo fjale të jetë shkronjë e madhe.
  • Emërtimet e metodave kanë specifikën që fillojnë me shkronjë të vogël. Në qoftë se emërtimi ka disa fjalë, secila fjalë nis me shkronjë të madhe.
  • Emërtimi i programit duhet të jetë identik me emrin e klasës publike. Kur ruani këtë skedar, duhet ta ruani në bazë të këtij rregulli, si dhe të shtoni mbaresën .java, në të kundërt nuk do kompilohet.
  • Metoda main deklarohet
    public static void main(String args[])
    dhe duhet të jetë pjesë e çdo klase të ekzekutueshme në Java.

 

 

 

Exit mobile version