Në këtë rast studimi, do krijohen dy klasa: klasa Nenpunes dhe klasa NenpunesTest. Kujtoni që klasa Nenpunes do ruhet ne skedarin Nenpunes.java, ndërsa klasa NenpunesTest do ruhet në skedarin NenpunesTest.java. Klasa Nenpunes do ketë katër variabla të instancës: emri, mosha, departamenti dhe paga. Kjo klasë ka një konstruktor që merr një parametër.
import java.io.*; public class Nenpunes { String emri; int mosha; String departamenti; double paga; public Nenpunes(String e) { // Konstruktori i klases nenpunes this.emri = e; } // Caktimi i variablit te moshes per nenpunesin public void nMosha(int m) { mosha=m; } /* Caktimi i variablit departamenti*/ public void nDepartamenti(String d) { departamenti=d; } public void nPaga(double p) { /* Caktimi i variablit paga */ paga=p; } /* Afishimi i te dhenave te nenpunesit */ public void afisho() { System.out.println("Emri:"+ emri ); System.out.println("Mosha:" + mosha ); System.out.println("Departamenti:" + departamenti); System.out.println("Paga:" + paga); } }
Siç është përmendur më lart, ekzekutimi i programit nis nga metoda main. Për të ekzekutuar klasën Nenpunes, duhet te shkruhet një metodë main e cila krijon objekte të klasës Nenpunes dhe thërret metodat e saj. Në vijim po krijojmë klasën NenpunesTest e cila do krijojë dy objekte të klasës Nenpunes dhe do thërrasë metodat për secilin objekt.
import java.io.*; public class NenpunesTest { public static void main(String args[]) { /* Krijimi i objekteve nenpunes */ Nenpunes n1 = new Nenpunes("James Smith"); Nenpunes n2 = new Nenpunes("Mary Anne"); // Thirrja e metodave per objektet qe jane krijuar n1.nMosha(26); n1.nDepartamenti("Applications"); n1.nPaga(1000); n1.afisho(); n2.nMosha(21); n2.nDepartamenti("Software Engineer"); n2.nPaga(500); n2.afisho(); } }
Në console do afishohet:
Emri:James Smith Mosha:26 Departamenti:Senior Software Engineer Paga:1000.0 Emri:Mary Anne Mosha:21 Departamenti:Software Engineer Paga:500.0