Në Java përdoren modifikues, siç janë modifikuesit e aksesit. Për të përdorë këto modifikues, duhet shtuar fjala çelës që e përcakton atë. Modifikuesit e aksesit përcaktojnë nivelin e aksesimit për klasën, variablin, metodën apo konstruktorin. Në Java përdoren katër nivele aksesimi :
- Akses brenda paketës, kur nuk është vendosur asnjë modifikues.
- Akses privat, vetëm brenda klasës, kur vendoset fjala çelës private.
- Akses publik, për çdo klasë, në cilëndo paketë, kur vendoset fjala çelës public.
- Akses brenda paketës dhe klasave të derivuara, kur vendoset fjala çelës protected.
Modifikuesit e tjerë janë me funksionalitete të ndryshme. Më poshtë listohen disa prej tyre:
Modifikuesi static përdoret në krijimin e metodave statike ose variablave statik.
- Modifikuesi final përdoret në deklarimin e konstanteve, qe mund te jenë klasa, metoda ose variabla.
- Modifikuesi abstract përdoret për krijimin e klasave ose metodave abstrakte.
- Modifikuesi synchronized dhe modifikuesi volatile përdoren për thread.