Më poshtë le të shohim rregullat e deklarimit të skedarëve kod në java. Këto rregulla janë të rëndësishme në deklarimin e klasave si dhe në instruksionet e importimit të klasave dhe paketave.
- Në një skedar kodi në java, ka vetëm një klasë publike.
- Një skedar në java mund të ketë disa klasa me akses jo publik.
- Emri i skedarit në java duhet të jetë i njëjtë me emrin e klasës publike. Psh, skedari që përmban klasën publike Nenpunes do ketë emrin Nenpunes.java.
- Në qoftë se klasa është përcaktuar brenda një pakete, atëherë deklarimi i paketës duhet të jetë instruksioni i parë në këtë skedar në java.
- Në qoftë se klasa përmban deklarimi importimi të paketave, ato duhen shkruar mes deklarimit të paketës dhe deklarimit të klasës.
- Importimi i paketave do përfshijë çdo klasë që deklarohet në skedarin java. Nuk është e mundur të deklarohen importime të ndryshme për klasa të ndryshme në të njëjtin skedar java.
Klasat kanë disa nivele aksesimi, dhe tipa të ndryshme të klasave, siç janë klasat abstrakte, klasa finale, etj. Gjithashtu në Java ekzistojnë edhe klasa të veçanta siç janë klasat e brendshme dhe klasat anonime.