Literal në Java

Një literal është një vlerë fikse në kod, e cila përfaqësohet direkt, pa llogaritje. Literal mund të caktohen për çdo tip primitiv. Për shembull :

byte a = 68; char a = 'A';

 

Byte, int, long dhe short mund të shprehet në bazë 10, në bazë 16 ose në bazë 8. Prefiksi 0 përdoret për të treguar octal, prefiksi 0x tregon literal në hekzadecimal. Për shembull :

int decimal = 100;
int octal = 0144;
int hexa = 0x64;

 

Literalët string përcaktohen brenda thonjëzave, që përfshijnë brenda tyre radhë karakteresh. Për shembull :

"Hello World"
"dy \n rreshta"
"Kjo eshte brenda thonjzave"