Fjalët kyce throws/throw

Në qoftë se një metodë nuk e trajton një përjashtim të kontrolluar, atëherë metoda e deklaron atë duke përdorë fjalën celës throws. Kjo fjalë vendoset në fund të deklarimit të metodës. Një përjashtim mund të lëshohet si një objekt i ri ose si një përjashtim i sapo gjetur, duke përdorë fjalën celës throw.
Dallimi mes këtyre dy fjalëve celës është i tillë: throws përdoret për të shtyrë për më vonë trajtimin e përjashtimit të kontrolluar, ndërsa throw përdoret për të deklaruar një përjashtim në mënyrë eksplicite.
Shembull:
Në këtë pjesë kodi, metoda deklaron një përjashtim RemoteException:

import java.io.*;
public class className {
  public void deposit(double amount) throws RemoteException {
   // implementimi i metodes
   throw new RemoteException();
  }
}

 

Një metodë mund të deklarojë dhe të lëshojë më shumë se një përjashtim, të cilët deklarohen të renditur e të ndarë me presje. Në shembullin më poshtë metoda deklaron që do lëshojë RemoteException dhe InsufficientFundsException.

import java.io.*;
public class className {
  public void withdraw(double amount) throws RemoteException, InsufficientFundsException {
  // implementimi i metodes
  }
}