Një pyetje që mund të bëhet këtë fillim viti është se cilat janë mjetet që duhet të mësojnë programuesit në Java në vitin 2019? Ose, e thënë ndryshe, cilat janë disa mjete të mira për të thjeshtuar zhvillimin e aplikacioneve në Java? Në fakt, kjo listë nuk përmban mjete të detyrueshme, sepse nuk përfshihen IDE, libraritë e testimit, serverat të uebit dhe bazat e të dhënave. Edhe pse e ka vite që programoj në Java, unë nuk kam përdorur disa prej këtyre mjeteve. Mund të kem ndonjë njohuri rreth tyre, por nuk mund të them se i zotëroj. Por, nga shumë sugjerime dhe duke parë cili është trendi aktual, po listoj këtë set mjetesh ndihmëse.
Nëse jeni një programues me eksperiencë në Java, mund të njihni këto mjete. Nëse jeni ende në fillimet tuaja në programim, atëherë shfrytëzoni vitin 2019 për të mësuar këto mjete.
Në fushën e programimit në Java ekzistojnë mjete me rëndësi, duke filluar nga IDE-të e famshme si :Eclipse, NetBeans, dhe IDEA IntelliJ, gjithashtu dhe software monitorues si: JConsole, VisualVM, Eclipse Memory Analyzer etj.
Në listën e mëposhtme iu sugjeroj disa mjete ndihmëse, të cilat aktualisht po përdoren nga programuesit dhe kompanitë e programimit në Java.
Git
Git është një nga mjetet më të përdorura për zhvillimin e aplikacioneve software. Ky është një sistem i kontrolluar i versionit të shpërndarjes së lirë dhe me kod të hapur, (Free and Open Source), i projektuar për të trajtuar gjithçka me shpejtësi dhe efikasitet, që nga projektet e vogla deri në projektet shumë të mëdha. Git mund të përdoret mjaft thjesht, fillimit për të shkarkuar projekte me kod të hapur, si dhe shembuj nga GitHub, duke përdorur Eclipse.
Docker
Docker është një mjet me kod të hapur, i cili kryen automatizimin e vendosjes së aplikacioneve në Cloud ose në serverë fizikë. Ky mjet lejon programuesit dhe administratorët e sistemit të krijojnë, dërgojnë dhe drejtojnë aplikacione të shpërndara, qoftë në laptopë, në qendrën e të dhënave të VM-ve ose në Cloud. Docker punon në bashkëpunim me shitësit e Clouds, Linux dhe Windows dhe shumë kompani tashmë fokusohen në automatizimin e IT-së. Docker lehtëson shumë këto shërbime.
Groovy
Nëse ka një gjuhë që programuesit në Java duhet ta mësojnë në vitin 2019, atëherë ajo duhet të jetë Groovy. Pse pikërisht Groovy? Sepse e plotëson Java-n. Ju mund të bëni shumë funksionalitete më tepër në projektin tuaj në Java duke përdorur Groovy. Ju mund ta përdorni Groovy për të shkruar script-et e ndërtimit, skript-et e testimit dhe madje të përdorni frame të njohura si Gradle dhe Spock. Për ata që nuk e dinë, Apache Groovy është një gjuhët e programimi e orientuar nga objektet, për platformën Java. Ajo është një gjuhë dinamike, me karakteristika të ngjashme me ato të Python, Ruby, Perl dhe Smalltalk, dhe i bashkëngjitet Java-s, duke ofruar sintaksë koncize dhe të fuqishme.
Maven
Nëse je një programues ekspert në Java, duhet me patjetër të njohësh Maven. Nëse je në fillimet e programimit, ky është një moment i mirë për të filluar përdorimin e Maven. Apache Maven është një mjet për të ndërtuar dhe për të menaxhuar projekte në Java. Bazuar në konceptin e modelit të projektit (POM), Maven mund të përdoret për të menaxhuar ndërtimin, raportimin dhe dokumentimin e projektit, nga një pjesë qendrore e informacionit. Një tjetër cilësi e dobishme i Maven është menaxhimi i varësisë së librarive në Java. Meqenëse në projektet në Java, ne përdorim shumë librari të palëve të treta, mund të jetë shumë problematik menaxhimi i secilës prej këtyre skedarëve JAR dhe varësive të tyre. Maven zgjidh këtë problem duke shkarkuar automatikisht JAR për ju.
Gradle
Gradle është një tjetër sistem i hapur (Open Source) i cili përdor cilësitë më të mira të Apache Ant dhe Apache Maven. Gradle është mjeti i paracaktuar për Android.
Ai prezanton një gjuhë specifike të bazuar në Groovy (DSL), në vend të XML që përdoret nga Apache Maven, për deklarimin e konfigurimit të projektit. Gradle e thjeshton konfigurimin e varësive të projektit. Një arsye pse të zgjidhni Gradle dhe jo Ant ose Maven? Sepse Gradle kombinon cilësitë më të mira nga mjetet e tjera:ka fleksibilitetin dhe kontrollin e Ant, ka menaxhimin të varësive nga Ivy, ka thjeshtësi në konfigurim si Maven, dhe, mbi të gjitha, përdor Groovy DSL si Ant. Kjo e bën Gradle një mjet mjaft të mirë në ndërtimin e projekteve në Java.
JIRA
JIRA e Atlassian është sot për sot, një nga mjetet më të rëndësishme në zhvillimin e projekteve Agile. Ajo përdoret për gjetjen e bug-it, si dhe në menaxhimin e projekteve. Nëse po aplikoni zhvillimin software me platforma të tilla si Sprint dhe Scrum, atëherë duhet ta mësoni JIRA. Kjo ju lejon të menaxhoni më së miri ecurinë e zhvillimit të projektit tuaj në Java.
Linux
Nëse nuk e dini Linux-in, kjo duhet të jetë gjëja e parë që duhet të mësoni në vitin 2019. Linux përfshin një nga ato aftësi që duhet të keni mësuar në shkollë të mesme, por mos u shqetësoni? Asnjeher nuk eshte von. Linux është gjithashtu një lloj teknologjie dhe aftësie që do t’ju shërbejë për një kohë të gjatë.
Në fakt thuhet se secili programues është aq i mirë sa mjetet që përdor, dhe kjo është e vërtetë. Ekziston një korrelacion i ngushtë midis programuesve të mirë dhe mjeteve të dobishme: ata i njohin mjetet e tyre më mirë se sa programuesi mesatar. Nëse jeni të përfshirë seriozisht në karrierën tuaj si programues dhe kërkoni të përmirësoni mjetet dhe njohuritë tuaja në 2019, atëherë investoni pak kohë në mësimin e mjeteve të përmendura në këtë artikull.
Pershtatur nga https://dzone.com/articles/10-tools-java-developers-should-learn-in-2019