Në këtë artikull do përshkruaj shkurtimisht React Native, si një framework tashmë mjaft e njohur, si dhe disa arsye pse është bërë e preferuara e shumë programuesve në web dhe në mobile.
Photo by James Harrison on Unsplash
Menjëherë pasi Facebook prezantoi React Native Framework, tregu i aplikacioneve mobile pati një zhvendosje drejt kësaj platforme të re. Prandaj merr rëndësi të kuptuarit e cilësive të kësaj platforme.
Karakteristika të React Native
Pesë karakteristika të përgjithshme të kësaj platforme janë:
- Një platformë ku mund të implementohen aplikacione native në iOS, Android dhe Windows.
- Kjo platformë përdor urë lidhëse për të përkthyer të gjitha kodet nga JavaScript në gjuhën mbi të cilën është implementuar paisja mobile, përkatësisht Java për paisjet në Android, dhe Objective-C për paisjet në iOS.
- React Native përdor të njëjtin standart UI për ndërtimin e blloqeve, si aplikacionet në iOS dhe në Android.
- Platformë që krijon zgjidhje të shpejta dhe eficente për aplikacionet mobile dhe web.
- Kjo platformë është përdorë për të ndërtuar aplikacione si Facebook, Instagram, Skype, Airbnb, Walmart, Tesla, si dhe shumë aplikacione tjera. Besoj se kaq është e mjaftueshme.
7 Arsye pse React Native u bë kaq e njohur
Shtatë arsyet pse kjo platformë u bë menjëherë shumë e njohur, mendoj se janë këto:
- Zhvillim i shpejtë i aplikacionit, pa pasë nevojë për rikompilim.
React Native lejon zhvilluesit e aplikacioneve mobile të ndërtojnë mjaft shpejt aplikacionet duke përdorë komponentë të gatshëm. Disa komponentë të tjerë që nuk ofrohen të gatshëm, duhen programuar nga fillimi.
Sidoqoftë, duke parë azhornimet e fundit, gjithmonë e më shumë komponentë po vihen në dispozicion të kësaj platforme. - UI dhe performanca mjaft e mirë.
React funksionon në mënyrë të pavarur nga UI, duke mbajtur një performancë të lartë të aplikacionit. Implementimi hibrid shfaqet si kombinim i JavaScript, HTML dhe CSS. - Resurse të thjeshta për t’u gjetur.
Shumë zhvillues preferojnë React vetëm për faktin se përdor JavaScript, e cila është tashmë e njohur për to. Kjo bën që React të mos ketë asgjë të re apo të panjohur për programuesit. - Një framework për disa platforma.
React Native lejon kopjimin e kodit ndërmjet iOS dhe Android. Në fakt shumë funksionalitete duhen shkruar nga fillimi, por disa të tjerë ekzistojnë si paketa.
Gjithashtu, ju vjen në ndihmë komuniteti i programuesve, të cilët shtojnë cdo ditë mjete të reja, falas dhe me kod të hapur. - Kodi mund të ripërdoret.
Kjo cilësi e React Native bën që programuesit të mos shkruajnë kodin disa herë për të njëjtën logjike të funksionalitetit.
Gjithashtu, kjo gjë bën që aplikacioni të jetë i qëndrueshëm dhe funksional në një gamë të gjërë paisjesh mobile. Kodi përdoret mesatarisht në shkallën 90% mes paisjeve Android dhe iOS. - Produktiviteti në rritje.
React Native rrit mjaftueshëm produktivitetin dhe zvogëlon kohën e zhvillimit të aplikacionit. Programuesi mund të ketë në ekzekutim një version të aplikacionit, ndërkohë që implementon versionin e ri dhe përmirëson ndërfaqen. - Qëllimi i përdorimit të kodit Native.
React Native shkrin natyrshëm komponentët Native që mund të jenë në Java, Objective-C ose Swift. Performanca rritet ndjeshëm pikërisht nga kjo përshtatje dhe lidhje bashke e komponentëve Nativ.
Mund të sugjeroj përdorimin e React Native në të gjitha rastet e ndërtimit të aplikacioneve të thjeshta, me buxhet të limituar, me ndërfaqe të thjeshtë UI.