5 libra mbi Java 9 për programatorët Junior

Nëse sapo je njohur me gjuhën e programimit Java, ose nëse je një programues në Java por ende nuk je azhornuar me risitë e Java 9, je në postimin e duhur. Në këtë artikull do përmbledh 5 tituj librash që do të orientojnë mjaft mirë në lidhje me ndryshimet më të fundit të Java. Në këtë listë kam përfshirë libra kryesisht për programuesit Junior, ose për të gjithë ato që nisin eksperiencën e tyre në Java në vitin 2019.

E mendoj të arsyeshme që nese je duke mësuar gjuhën Java, librat e kësaj liste janë ideal për tu lexuar këtë moment. Nuk ke pse të fillosh me libra të mëparshëm, dhe me versione te vjetra. Të gjithë këto libra mund të lexohen kudo, në formatin elektronik, gjatë pushimit të drekës ose mund të dëgjohen në versionet e tyre në audio.

Kjo listë librash përfshin:

Effective Java: 3rd Edition

Ky mund të jetë libri i parë për 2019, nëse nuk e ke lexuar ende…

 

Edicioni i 3 mbulon njohuri dhe shembuj të JDK 7, 8, dhe 9. Në këtë libër do gjesh shembuj mjaft të qartë dhe me përshkrime të detajuar. Sidomos kapitujt në lidhje me generics dhe lambda duhen të lexohen nga të gjithë programuesit në Java. Edhe pse kam mbi 10 vjet që programoj në Java, cdo kapitull i këtij libri më sugjeroi dicka të re dhe inspiruese.

Modern Java Recipes

Nëse të pëlqen stili i recetave të gatimit, i problemeve konkrete, atëherë ky libër është sugjerimi im për ty.

Vetë titulli tregon se libri përmban zgjithje konkrete për probleme në Java 8 dhe Java 9. Ai të orienton se si të përdorësh teknika të Java 8 si shprehjet në lambda, referencat e metodave dhe Stream API. Nëse do të mësosh Java 8 dhe Java 9 nëpërmjet tutorialeve dhe shembujve, Modern Java Recipes është libri përfekt për këtë rast.

Java 9 Modularity

Sistemi i moduleve në Java ofron mënyra të reja të krijimit të aplikacioneve me module, si dhe mirëmbajtjes së tyre. Me këtë libër mjaft praktik, programuesit në Java do të njihen edhe me pattern që krijojnë aplikacionin modular në Java.

Autorët sqarojnë në detaje se si mund të krijosh module mbi një kod ezistues në Java, dhe se si mund të bësh kalimin e kodit në Java 9.

Core Java SE 9 for the Impatient (2nd Edition)

Ky libër është për të gjithë ata që nuk kanë durim të lexojnë shumë detaje.

Nga vetë titulli, libri fokusohet një përshkrim konciz të cilësive të Java SE 9. Ska rëndësi nëse sapo ke filluar të mësosh Java 9 ose nëse je programues me eksperiencë, ky libër vlen si një guide për të ndërtuar aplikacione të sigurta dhe eficente në Java.

Beginning Java 8 Language Features

Nëse ende ke vështirësi në të kuptuarit e shprehjeve në lambda, Stream API, Optional ose cilësi tjera të Java 8, ju sugjeroj të lexosh këtë libër.

Së bashku me dy libra të tjerë, Beggining Java 8 Language Features përbëjnë një seri librash bazë për programimin në Java 8. Librat e tjerë të autorit përfshijnë koncepte rreth JDBC në Java 8, Swing, Java FX, dhe Java Networking APIs.