Skedulimi në sistemet real time

Në një sistem real time ekzistojnë një ose disa periferike të tillë që gjenerojnë stimul dhe kompjuteri duhet të reagoje në mënyrë të përshtatshme brenda një kohe të caktuar. Sisteme të tillë i gjejmë pranë qendrave shëndetësore, pranë autopilotëve në qendrat e avionëve, në sistemet e robotëve, etj. Në të gjithë këto raste të kesh një përgjigje të vonë është po aq keq si të mos kesh aspak përgjigje.

Sistemet real time ndahen në sisteme hard real time dhe në sisteme soft real time. Të parat kanë deadline të përcaktuar mirë, në të dytat një deadline pranohet por nuk është e dëshirueshme. Në të dy rastet proçeset janë përgjithësisht jetëshkurtër dhe plotësohen brenda sekondës. Ngjarjet në këto sisteme kategorizohen në periodike të cilat ndodhin në intervale të rregullta dhe aperiodike që ndodhin në intervale jo të rregullta.
Algoritmet në sistemet real time mund të jenë statike ose dinamike. Të parat bëjnë skedulimin para se të nisë sistemi. Të dytit bëjnë vendimet e skedulimit në momentin e ekzekutimit. Skedulimi statik funksionon vetëm kur ka që më parë një informacion rreth punës që duhet bere. Skedulimi dinamik nuk i ka këto kufizime.

Bazuar në librin Modern Operating Systems, me autor A.Tanenbaum