Në këtë rast studimi, do krijohen dy klasa: klasa Nenpunes dhe klasa NenpunesTest. Kujtoni që klasa Nenpunes do ruhet ne skedarin Nenpunes.java, ndërsa klasa NenpunesTest do ruhet në skedarin NenpunesTest.java. Klasa Nenpunes do ketë katër variabla të instancës: emri, mosha, departamenti dhe paga. Kjo klasë ka një konstruktor që merr një parametër.
import java.io.*;
public class Nenpunes {
String emri;
int mosha;
String departamenti;
double paga;
public Nenpunes(String e) {
// Konstruktori i klases nenpunes
this.emri = e;
}
// Caktimi i variablit te moshes per nenpunesin
public void nMosha(int m) {
mosha=m;
}
/* Caktimi i variablit departamenti*/
public void nDepartamenti(String d) {
departamenti=d;
}
public void nPaga(double p) {
/* Caktimi i variablit paga */
paga=p;
}
/* Afishimi i te dhenave te nenpunesit */
public void afisho() {
System.out.println("Emri:"+ emri );
System.out.println("Mosha:" + mosha );
System.out.println("Departamenti:" + departamenti);
System.out.println("Paga:" + paga);
}
}
Siç është përmendur më lart, ekzekutimi i programit nis nga metoda main. Për të ekzekutuar klasën Nenpunes, duhet te shkruhet një metodë main e cila krijon objekte të klasës Nenpunes dhe thërret metodat e saj. Në vijim po krijojmë klasën NenpunesTest e cila do krijojë dy objekte të klasës Nenpunes dhe do thërrasë metodat për secilin objekt.
import java.io.*;
public class NenpunesTest {
public static void main(String args[]) {
/* Krijimi i objekteve nenpunes */
Nenpunes n1 = new Nenpunes("James Smith");
Nenpunes n2 = new Nenpunes("Mary Anne");
// Thirrja e metodave per objektet qe jane krijuar
n1.nMosha(26);
n1.nDepartamenti("Applications");
n1.nPaga(1000);
n1.afisho();
n2.nMosha(21);
n2.nDepartamenti("Software Engineer");
n2.nPaga(500);
n2.afisho();
}
}
Në console do afishohet:
Emri:James Smith Mosha:26 Departamenti:Senior Software Engineer Paga:1000.0 Emri:Mary Anne Mosha:21 Departamenti:Software Engineer Paga:500.0