Jam Sidita Duli, autore e këtij blog per teknologji dhe programim.
Studimet Universitare
Kam përfunduar studimet Bachelor në Informatikë në Universitetin e Shkodrës, studimet Master në Informatikë Universitetin e Tiranës . Studimet e Doktoraturës i kam përfunduar në Elektroteknikë në Universitetin e Malit të Zi, në Qershor të vitit 2018.
Ceremonia e diplomimit per studentet e diplomuar ne vitin 2018. Rektorati i Universitetit te Malit te Zi.
Bashkepunime me FOI, Universiteti I Zagreb-it
Universiteti i Shkodres ka bashkëpunime me Universitetin e Zagreb-it, Kroaci.
Në Prill 2019, kam qënë pjesë e projektit Erasmus+ Mobility, në bashkëpunim me Fakultetin e Organizimit dhe Informacionit (FOI), Universiteti i Zagreb-it.
FOI, Prill 2019
Në FOI, kam prezantuar leksionet me temë:
- Procesi i zhvillimit të Software. Lënda Programim.
- Sfidat e lancimit në treg të një produkti Software. Lënda Inxhinieri Software.
- Elemente Statike dhe Dinamike të një aplikacioni Web. Lënda Web Design dhe Programim.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi, jam mentor e studentëve të Informatikës, për sesionin e studentëve në konferencën Central European Conference on Information and Intelligent Systems.
Puna kërkimore-shkencore
Studimet e mia dhe artikujt shkencorë janë të fokusuar kryesisht në Programim Paralel dhe në Aplikacione Software në Java.
Pjesemarrje në konferecen CECIIS, FOI, Tetor 2019
Gjithashtu kam marrë pjesë në konferencën e përvitshme shkencore Information Technology Conference, Žabljak, Montenegro, në vitet 2012 dhe 2014.
Një përmbledhje të punës kerkimore-shkencore, mund ta gjeni në Doktoratura dhe Artikuj Shkencore.